20 mijë euro premio do marrin futbollistët e Tiranës pas fitores 0-3 në derbin kundër Partizanit. Ka qenë presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili fill pas fërshëllimës finale të arbitrit, ka zbritur në dhomat e zhveshjes të 'Air Albanias' dhe ka komplimetuar të tijtë për këto tri pikë në një moment jo shumë të mirë për ekipin.
"Urime të gjithëve, ia dolëm të fitonim dhe të vinim këtu me durim. Kemi edhe tre ndeshje të rëndësishme për të mbyllur fazën e parë. Tani, ajo që ju po prisni, kemi vendosur që për këtë fitore të japim një premio prej 20 mijë eurosh. Testi ynë si klub janë tri ndeshjet e radhës. Faleminderit të gjithëve", tha Halili mes të tjerash, teksa nuk munguan duartrokitjet e futbollistëve dhe stafit.
Lajmi kryesor:
Kryeqyteti mbetet bardheblu, Tirana mposht 0-3 Partizanin në derbi dhe gjen fitoren e parë të sezonit! Milinkovic 'në fije të perit'
S.Dh/ReportTv.al
