Festa e KF Tiranës

Sport

LIVE/ Tirana i shënon dy gola Partizanit pas 32 minutash në derbi, bardheblutë kryesojnë 0-2! Luhet pjesa e dytë

3 Tetor, 17:56| Përditesimi: 3 Tetor, 20:07

  • Share

LIVE/ Partizani 0-2 Tirana (Falaje 19', Patsatsia 32' (p) )

TIRANË - 'Derbi për mbijetesën', kështu mund të quhet sfida e sotme mes Partizanit dhe Tiranës e cila vlen për raundin e gjashtë në Superligë dhe mori jetë në orën 19:00 në 'Air Albania'. Me katër pikë pas pesë takimeve, Partizani mban vendin e tretë nga fundi (8),ndërsa Tirana me vetëm dy pikë ndodhet e fundit (vendi 10), andaj tri pikë sot do ishin oksigjen për objektivat e skuadrave dhe fatet e trajnerëve në stolat respektivë.

Komentet më të rëndësishme të ndeshjes:

 

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet 0-2 pjesa e parë.

45' Dy minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

41' Skuka merr vendin e Qokthit te Partizani.

33' Pas golit të dytë, pati disa përplasje në fushë mes futbollistëve. Tafas u ndëshkua me karton të verdhë.

32' GOOL! Patsatsia fiton penallti te Tirana pas ndërhyrjes së gabuar të Markut. Vetë Patsatsia nuk gabon nga 11 metra, me Tiranën që shënon folin e dytë.

25' Marku i Partizanit dhe Fernandez i Tiranës ndëshkohen me karton të verdhë pas një dueli në fushë. Faull për Tiranën.

19' GOOL! Soler hedh një top në zonën e Partizanit nga mesi i fushës. Mbrojtja e Partizanit dhe portieri Hoxha nuk kuptohet si duhen dhe Falaje me kokë e dërgon topin në rrjetë. Tirana merr avantazhin.

17' Minuta të qeta, skuadrat mbrojnë mirë duke patur frikën e pësimit të golit,

12' Haxhiu kroson nga këndi te Tirana, shokët e tij të ekipit nuk shfrytëzojnë rastin.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana.

Tifozët filluan të futen në stadium që në orën 17:00, me policinë që ka bërë shoqërimin e grupeve ultras, 'Fanatics' dhe 'Guerrils', ndërsa numri i tyre pritet të jetë shumë i vogël për një ndeshje të tillë, afro 7 mijë. FSHF ka përzgjedhur që këtë sfidë ta drejtojë arbitri ndërkombëtar Eldorjan Hamiti.

Trajnerët Mladen Milinkovic i Partizanit dhe dhe Roberto Bordin i Tiranës kanë zbardhur formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsouka Trajner: Mladen Milinkovic

Tirana: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Eldorian Hamitaj

Formacionet

Ora 19:13
FOTO/ Koreografitë e derbit, 'Guerrils' dhe 'Fanatics' ndezin atmosferën

Koreografia e tifozëve të Partizanit

Edhe pse jo në numrin që jemi mësuar t'i shohim gjithmonë, 'Ultras Guerrils' të Partizanit dhe 'Tirona Fanatics' të Tiranës i kanë kushtuar rëndësi koreografisë në derbi, duke shpalosur banderolat para duelit. Afro 7 mijë tifozë janë sot në 'Air Albania' për derbin e kryeqytetit.

Koreografia e tifozëve të Tiranës
Ora 18:22
Tifozët 'braktisin' ndeshjen Partizani - Tirana, ultrasit të ndarë: Ky derbi është i vakët

 

Diçka më shumë se 5 mijë tifozë priten sot për derbin numër 206 në histori mes Partizanit dhe Tiranës. Fakti i dhimbshëm është se ndër vite ky duel ka filluar të tërheqë më pak tifozë, teksa sot pritet që atmosfera mos jetë e njëjtë me atë që jemi mësuar më parë.

Për gazetarin Ernest Koçi të Report Tv, disa tifozë janë të ndarë për rezultatin, duke pranuar se këtë herë dy duel është i vakët.

"Derbi i vakët, por sot e shoh me rivalitet nga të dyja palët. Them se do jetë spektakolare. Çdo derbi ka qenë shumë i bukur, i ndjek. Them se sot Partizani fiton 2-0", tha tifozi i Partizanit.

Një tifoz i vogël i Tiranës u duk se nuk i njihte futbollistët, për shkak të shumë ndryshimeve merkaton e verës që lamë pas.

"Do e fitojmë sot me Partizanin, edhe pse jemi në vendin e fundit. Do kthehemi ku na takon, edhe Partizani është dobët. Më pëlqen Soler në mesfushë. Sot fiton Tirana 2-1", tha tifozi i vogël për Report Tv.

Ora 17:42
'Tirona Fanatics' marshojnë në stadium për derbin kundër Partizanit (VIDEO)

Të grumbulluar në sheshin 'Skënderbej' në kryeqytet dhe të shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga policia, tifozët ultras të Tiranës, 'Tirona Fanatics' kanë marshuar për në stadiumin 'Air Albania'. Të shumtë dhe të zhurmshëm, ata kanë bllokuar për pak kohë kalimin e mjeteve, ndërsa policia më herët ka bërë me dije edhe planin e masave për këtë duel.

Partizanit - Tirana luhet sot në orën 19:00 në 'Air Albania' dhe vlen për raundin e gjashtë në Superligë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?