Roberto Mancini

Fitorja në Tiranë me Shqipërinë, Mancini: Nuk ishte e lehtë, faleminderit për ftesën

16 Nëntor 2022, 22:56| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 23:04

  • Share

1668635816_mancini.jpeg

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-3 në miqësoren e luksit kundër Italisë në "Air Albania". Kuqezinjtë e Edy Rejas kaluan të parët në avantazh me Ismajlin në minutën e 16. Pas një krosimi nga Bajrami në zhvillimet e një goditje dënimi, mbrojtësi kuqezi shënoi me kokë një gol vërtet të bukur. Miqtë përmbysën shpejt ndeshjen me Di Lorenzo në minutën e 20 dhe dopietën e Grifo në minutat 25 dhe 64. Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i Italisë, Roberto Mancini.

"Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Shqipëria bëri një lojë të mirë. Komplimente për kuqezinjtë, faleminderit për ftesën. I njoh lojtarët e Shqipërisë sepse nuk mund të jesh në Serie A nëse nuk ke cilësi. Zëvendësi i Bonucit? Kemi disa, por e kemi akoma me ne dhe na nevojitet", tha Mancini.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit! 4 gola vendosin ndeshjen


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?