Edi Rama në Forumin e Bledit, Slloveni (1 Shtator 2025)

Politikë

“Fituam thellë”, Rama tregon nga Sllovenia arsyen e triumfit së PS në zgjedhjet e 11 majit

1 Shtator, 15:39| Përditesimi: 1 Shtator, 15:43

  • Share

1756734012_ediramanforuminebledit.png

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PS mori 83 mandate, kundrejt 50 që mori Partia Demokratike.

Por përse socialistët korrën fitore kaq të madhe? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Forumi i Bledit në Slloveni ku u diskutua për zgjerimin e BE-së.

Rama tha se arsyeja ishte e lidhur me zotimin e vetë BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.

“Nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht me premisën e BE-së. Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”, theksoi Kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?