Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

'Fizikisht ishim keq në pjesën e dytë', Colella pasi humbi kreun: Nuk më intereson fitorja e Tiranës

11 Mars 2023, 20:15| Përditesimi: 11 Mars 2023, 20:16

  • Share


Partizani barazoi 1-1 me Vllazninë në transfertë për javën e 25-të në Superligë. Të kuqtë humbën kreun e renditjes, me Tiranën që rikthehet sërish në krye pas fitores 3-2 me Laçin. Për Oversport, trajneri i Partizanit Giovanni Colella tha se në pjesën e dytë loja për të tijtë ndryshoi si aspekt i gjendjes fizike.

"Siç e them gjithmonë, mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar dhe pastaj nëse nuk fitohet, një pikë është e mirë. Në pjesën e dytë ndryshoi loja se nuk jemi në formë shumë të mirë. Ata që kanë luajtur më shumë janë të lodhur, ata që kanë luajtur më pak nuk janë në ritmin e duhur, si dhe është një skemë e re që nuk e kemi perfeksionuar, ndaj janë gjëra që ndodhin", tha italiani.

Trajneri më pas u ndal edhe te forma fizike në pjesën e dytë, duke mos harruar të "thumbojë" fitoren e Tiranës.

"Rënia në pjesën e dytë? Unë u mundova të rikuperoja por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë vuajtëm, kishim pak rënie edhe fizikisht dhe Vllaznia bëri një pjesë të dytë shumë të mirë. Tirana fitoi? Ju falënderoj për lajmin por nuk më intereson aspak”, tha Colella.


Lajmi kryesor:

Tirana fiton me Laçin dhe kthehet në krye të Superligës, Vllaznia ndal Partizanin në 'Loro Boriçi' (VIDEO)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?