Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë (17:00) dy ndeshjet e fundit për javën e 25-të. Në "Elbasan Arena", Tirana fitoi 3-2 me Laçin duke u rikthyer në krye të Superligës. Bardheblutë përfituan nga barazimi që Vllaznia dhe Partizani (1-1) sigluan po në të njëjtin orar në "Loro Boriçi". Duket se "Demat" e Colellas nuk e kanë forcën e duhur për të mbajtur ritmin, pas fitores 2-0 në derbin e pesë ditëve më parë kundër bardhebluve.
Në "Elbasan Arena", Tirana fitoi 3-2 me Laçin për javën e 25-të të Superligës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë ia dolën të riktheheshin te tri pikët, duke harruar humbjen në derbin me Partizanin. Florent Hasani në minutat 6 dhe 22 shënoi dopietë për Tiranën, teksa Lulaj në të 45 minutë dërgoi shifrat në 3-0. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Laçi zhbllokoi me penalltinë e Guindo, ndërsa Ujka në 90+3 shënoi për 3-2, në një ndeshje që në fund ishte dramatike. Tirana me 43 pikë merr kreun e Superligës, teksa Laçi në kuotën e 30 pikëve qëndron në vendin e tetë në zonën e ftohtë.
Në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, Vllaznia barazoi 1-1 me Partizanin për javën e 25-të në Superligë. "Demat" e Colellas pas barazimit në transfertë humbasin vendin e parë, duke ia lënë Tiranës. Ndeshja u hap nga Da Silva për Partizanin, me ish-in e kësaj sfidë që shënoi pas tre minutash duke festuar poshtë tifozëve vendas. Në minutën e tetë ishte Bekim Balaj që e 'bëri sefte' me Vllazninë nga penalltia, duke barazuar për 1-1. Pas afro 13 vitesh, sulmuesi shënon sërish për Vllazninë. Partizani me 41 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Tirana kryesuese. Vllaznia nga ana tjetër shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e katërt.
Për javën e 25-të, të premte Kastrioti dhe Teuta barazuan 0-0, Kukësi mundi 2-0 Bylisin, ndërsa Erzeni fitoi 2-1 me Egnatian. Pas kësaj jave, Tirana qëndron në krye me 43 pikë, Partizani me 41 pikë, ndërsa Egnatia dhe Vllaznia me 37 pikë. Në fund Laçi, Bylis dhe Kastrioti.
Rezultatet:
Superliga - java 25:
E premte
13:00
Kastrioti 0-0 Teuta
Kukësi 2-0 Bylis
16:00
Erzeni 2-1 Egnatia
E shtunë
17:00
Tirana 3-2 Laçi (Elbasan Arena)
Vllaznia 1-1 Partizani
Renditja:
Partizani barazoi 1-1 me Vllazninë në transfertë për javën e 25-të në Superligë. Të kuqtë humbën kreun e renditjes, me Tiranën që rikthehet sërish në krye pas fitores 3-2 me Laçin. Për Oversport, trajneri i Partizanit Giovanni Colella tha se në pjesën e dytë loja për të tijtë ndryshoi si aspekt i gjendjes fizike.
"Siç e them gjithmonë, mundohemi të bëjmë gjithçka për të fituar dhe pastaj nëse nuk fitohet, një pikë është e mirë. Në pjesën e dytë ndryshoi loja se nuk jemi në formë shumë të mirë. Ata që kanë luajtur më shumë janë të lodhur, ata që kanë luajtur më pak nuk janë në ritmin e duhur, si dhe është një skemë e re që nuk e kemi perfeksionuar, ndaj janë gjëra që ndodhin", tha italiani.
Trajneri më pas u ndal edhe te forma fizike në pjesën e dytë, duke mos harruar të "thumbojë" fitoren e Tiranës.
"Rënia në pjesën e dytë? Unë u mundova të rikuperoja por nuk ia dolëm. Në pjesën e dytë vuajtëm, kishim pak rënie edhe fizikisht dhe Vllaznia bëri një pjesë të dytë shumë të mirë. Tirana fitoi? Ju falënderoj për lajmin por nuk më intereson aspak”, tha Colella.