Në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, Vllaznia barazoi 1-1 me Partizanin për javën e 25-të në Superligë. "Demat" e Colellas pas barazimit në transfertë humbasin vendin e parë, duke ia lënë Tiranës. Ndeshja u hap nga Da Silva për Partizanin, me ish-in e kësaj sfidë që shënoi pas tre minutash duke festuar poshtë tifozëve vendas. Në minutën e tetë ishte Bekim Balaj që e 'bëri sefte' me Vllazninë nga penalltia, duke barazuar për 1-1. Pas afro 13 vitesh, sulmuesi shënon sërish për Vllazninë. Partizani me 41 pikë mban vendin e dytë, dy më pak se Tirana kryesuese. Vllaznia nga ana tjetër shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e katërt.
Lajmi kryesor:
Tirana fiton me Laçin dhe kthehet në krye të Superligës, Vllaznia ndal Partizanin në 'Loro Boriçi' (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al