Në "Elbasan Arena", Tirana fitoi 3-2 me Laçin për javën e 25-të të Superligës. Kampionët në fuqi të Shqipërisë ia dolën të riktheheshin te tri pikët, duke harruar humbjen në derbin me Partizanin. Florent Hasani në minutat 6 dhe 22 shënoi dopietë për Tiranën, teksa Lulaj në të 45 minutë dërgoi shifrat në 3-0. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Laçi zhbllokoi me penalltinë e Guindo, ndërsa Ujka në 90+3 shënoi për 3-2, në një ndeshje që në fund ishte dramatike. Tirana me 43 pikë merr kreun e Superligës, teksa Laçi në kuotën e 30 pikëve qëndron në vendin e tetë në zonën e ftohtë.
Lajmi kryesor:
Tirana fiton me Laçin dhe kthehet në krye të Superligës, Vllaznia ndal Partizanin në 'Loro Boriçi' (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al