Teksa shumë delegacione të vendeve si Kirigistani, Irani, Libani apo Malta braktisën sallën e Asamblesë së OKB-së në momentin që Kryeministri i Izraelit nisi fjalën e tij, përfaqësuesit e Shqipërisë ishin aty.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi pas interesimit të Report Tv, se delegacioni shqiptar ka qenë i pranishëm në sallë në momentin që ka mbajtur fjalën lideri i Izraelit Benjamin Netanjahu.
“Delegacioni shqiptar është i pranishëm në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB gjatë gjithë Javës së Nivelit të Lartë, për të respektuar fjalën e secilit prej liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare. Edhe në momentin e fjalës kombëtare të Izraelit, delagacioni shqiptar ka qenë prezent në sallë”-, sqaron Ministria e Jashtme në reagimin për Report Tv.
Fjala e Netanjahut u prit me fishkëllima, ndërsa disa delegacione të huaja braktisën sallën në shenjë proteste për vrasjet e civilëve në Gaza.
Lajmi kryesor:
OKB/ Netanyahu e quan të turpshme njohjen e Palestinës, salla boshatiset gjatë fjalimit të tij (VIDEO)
S.B/SI.E./ReportTv.al
