Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një fjalimi të mbajtur së fundmi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur të turpshme njohjen e Palestinës së fundmi nga Franca dhe Britania e Madhe.
Sipas tij, ky vendim është "vetëvrasje kombëtare" për Izraelin. “Është çmenduri e pastër, është çmenduri dhe ne nuk do ta bëjmë", thotë kryeministri izraelit.
Në fjalimin e tij, Netanyahu ka folur edhe për atë që ai e quan “boshti i terrorit të Iranit”.
Sipas tij, Izraeli gjatë vitit të fundit ka goditur rëndë Houthit, ka shkatërruar “pjesën më të madhe të makinerisë terroriste të Hamasit” dhe ka “paralizuar Hezbollahun”.
Ndër të tjera shtoi se është dëmtuar rëndë programi i armëve bërthamore dhe raketa balistike të Iranit.
Netanyahu u ndal më pas te sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, duke thënë: “Shumë në botë duket se kanë harruar. Por ne nuk harrojmë.”
Duke përshkruar ngjarjet tragjike të 7 tetorit, Netanyahu kujtoi se mes pengjeve kishte të mbijetuar të Holokaustit, gjyshër e nipër së bashku. Ai tha se Izraeli ka arritur të rikthejë në shtëpi 207 pengje, ndërsa 20 nga 48 që ende mbahen në Gaza rezultojnë të jenë ende gjallë.
Netanyahu lexoi me zë të lartë emrat e këtyre 20 personave dhe më pas iu drejtua atyre drejtpërdrejt përmes altoparlantëve të vendosur në kufi me Gazën: “Nuk ju kemi harruar”, tha ai, duke shtuar se Izraeli nuk do të ndalet “derisa t’i kthejë të gjithë në shtëpi”.
Kryeministri izraelit pati një thirrje edhe për drejtuesit e mbetur të Hamasit.
“Hidhni armët, lironi popullin tim, lironi pengjet. Nëse e bëni, do të jetoni. Nëse jo, Izraeli do t’ju ndjekë kudo”.
Netanyahu u shpreh se pas sulmit të 7 tetorit shumë liderë botërorë qëndruan pranë Izraelit, por kjo mbështetje është “zhdukur” me kalimin e kohës.
Kjo u duk edhe në sallën e OBK-së, teksa gjatë fjalës së tij, shumë liderë shtetesh u larguan duke mos preferuar ta dëgjonin fjalimin e tij. Ky veprim i tyre ka ardhur për shkak se shumë vende janë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza, që po rezulton edhe me vrasjen e civilëve.
Por Netanyahu pati një përgjigje edhe për këtë. “E kundërta është e vërtetë. Izraeli ka hedhur miliona fletëpalosje dhe ka dërguar miliona mesazhe për të paralajmëruar civilët që të largohen nga Gaza”.
Ai shtoi se Hamasi “fshihet në xhami, shkolla, spitale dhe ndërtesa banimi”, duke përdorur civilët si mburoja njerëzore, shpesh nën kërcënimin e armës.
Lidhur me akuzat për gjenocid, Netanyahu u shpreh: “A do t’i lutej një vend që po kryen gjenocid një popullsie që të largohej nga zona e rrezikut? A i kërkuan nazistët hebrenjve të largoheshin”?
Fjalimi i Kryeministrit Netanyahu përfundoi mes duartrokitjeve dhe një ovacioni në këmbë nga delegacioni izraelit.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi pas interesimit të Report Tv, se delegacioni shqiptar ka qenë i pranishëm në sallë në momentin që ka mbajtur fjalën lideri i Izraelit Benjamin Netanjahu.
Teksa shumë delegacione të vendeve si Kirigistani, Irani, Libani apo Malta braktisën sallën e Asamblesë së OKB-së në momentin që Kryeministri i Izraelit nisi fjalën e tij, përfaqësuesit e Shqipërisë ishin aty.
Ministria e Punëve të Jashtme sqaroi pas interesimit të Report Tv, se delegacioni shqiptar ka qenë i pranishëm në sallë në momentin që ka mbajtur fjalën lideri i Izraelit Benjamin Netanjahu.
“Delegacioni shqiptar është i pranishëm në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB gjatë gjithë Javës së Nivelit të Lartë, për të respektuar fjalën e secilit prej liderëve dhe përfaqësuesve të shteteve anëtare. Edhe në momentin e fjalës kombëtare të Izraelit, delagacioni shqiptar ka qenë prezent në sallë”-, sqaron Ministria e Jashtme në reagimin për Report Tv.
Fjala e Netanjahut u prit me fishkëllima, ndërsa disa delegacione të huaja braktisën sallën në shenjë proteste për vrasjet e civilëve në Gaza.
Gjatë fjalimit 40-minutësh në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri izraelit Benjamin Natenyahu mbante në xhaketë një QR Code të ngjitur në jakë, një simbol i fushatës për të tërhequr vëmendjen për sulmet e 7 tetorit në Izrael që kishte shpërndarë në të gjithë qytetin e Nju Jorkut.
Netanyahu u kërkoi të pranishmëve të skanoni kodin QR dhe të vizitojnë një faqe interneti që, sipas tij, dokumentojnë krimet kundër njerëzimit të kryera nga Hamasi më 7 tetor.
Faqja paraqet foto të trupave të shkatërruar dhe ndërtesave të shkatërruara si pasojë e sulmeve.
"Hamas ka sulmuar Izraelin nga Gaza në një sulm masiv terrorist kundër civilëve", thuhet në faqen e internetit.
“Shumë njerëz në botë kanë harruar 7 tetorin”, tha Netanyahu, “por ne e mbajmë mend.”
Komente

Me pak fjale shteti jone mbeshtet genociidion qe po krryejne cifutet ne Gaza. Dmth serbia dhe greqia na e paskan bere mire ne qe na kane masakruar popullin dhe grabit tronet tona o rama i shitur
Përgjigju