Rishi Sunak do të jetë kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar pasi fitoi garën për udhëheqje të Partisë Konservatore. Në një deklaratë të shkurtër, Sunak paralajmëron se vendi përballet me "sfida të thella ekonomike".
Menjëherë pasi u zgjodh nga deputetët konservatorë, ai përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe paralajmëroi partinë e tij se duhej "të bashkoheshin oe të vdisnin".
Sunak mabajti një fjalim të shkurtër, të parin si lideri i ri konservator dhe kryeministër i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ai nderoi paraardhësen e tij Liz Truss dhe tha se vendi u përball me një "sfidë të thellë ekonomike".
Këtu është një përmbledhje e shpejtë e asaj që po ndodh. Në një fjalim të shkurtër televiziv, i pari i tij si udhëheqës i konservatorëve, Sunak nderoi kryeministren në largim Liz Truss dhe paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar u përball me një krizë ekonomike "të thellë".
Ai tha se ai synon të shërbejë me "integritet dhe përulësi"
Sunak, 42 vjeç, do jetë lideri më i ri në më shumë se dy shekuj në Britaninë e Madhe.
Një zëdhënës i Truss tha se ajo do të qëndrojë në Downing Street për të paktën një ditë tjetër dhe se nuk do të ketë asnjë tranzicion të pushtetit sot .
Më herët, Penny Mordaunt ,rivalja e udhëheqjes konservatore të Sunak u tërhoq nga konkursi vetëm pak çaste përpara afatit të fundit për dorëzimin e nominimeve. Sir Graham Brady , kryetari i Komitetit të vitit 1922 që organizoi konkursin, konfirmoi se ishte marrë vetëm një emërim Partitë opozitare e kanë përshëndetur fitoren e Sunak me thirrje të reja për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Lajmi kryesor:
Mordaunt largohet nga gara! Ish-kancelari Sunak nesër merr postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe: Do të shërbej me integritet dhe përulësi
S.C/ReportTv.al