Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka komentuar fjalimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke, duke e konsideruar ndër të tjerash si “porosi të fuqishme drejtuar Evropës”.
Grubi gjithashtu i është bashkuar thirrjes së kryeministrit Rama, për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.
“Retrospektivë faktike e historisë së mbarë popujve të Ballkanit, e kapitullit të mbyllur të armiqësive dhe kapitullit të hapur të paqes dhe bashkëpunimit nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare, si dhe porosi të fuqishme drejtuar Europës mike nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Fjalë që vunë në dukje vullnetin tonë të palëkundur të partneritetit properëndimor dhe ëndrrën e pashuar të integrimit, por edhe kërkesat tona plotësisht legjitime dhe të drejta kombëtare për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë ndaj mbrapështisë ideologjike të një regjimi okupator.
I bashkohem plotësisht thirrjes së tij për drejtësi ndaj katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale dhe kërkesës për rishikimin e Rezolutës 1782 që të shpallen të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore në luftën e Kosovës.”, shkruan Grubi në Facebook.
Lajmi kryesor:
Fjalimi në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, isha gjithë ditën në Pejë! Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë! Berisha: Rama, antishqiptar, fajtor për arrestimin e Thaçit (REAGIMET)
S.C/ReportTv.al