Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës.
Ahmeti shprehet se mbështet plotësisht iniciativën e Kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011.
Ai thotë se rezoluta u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.
“Mbështes tërësisht iniciativën e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për ndryshimin e Rezolutës së padrejtë dhe të pasaktë 1782 të vitit 2011. Rezoluta skandaloze u miratua si rezultat i propagandës ruso-serbe me lajme të rreme, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë dhe dëmtuan rëndë sakrificën tonë kombëtare për liri, pavarësi, demokraci dhe barazi.
Ftoj të gjithë kolegët, veprimtarët, patriotët, intelektualët, politikanët, gazetarët, opinionistët, shoqërinë civile dhe qytetarët t’i bashkangjiten thirrjeve për ndryshim të Rezolutës dhe përmirësimin e padrejtësisë ndaj kombit shqiptar. UÇK-ja është forcë çlirimtare e cila kishte përkrahjen e botës perëndimore, njëjte sikur sot populli liridashës Ukrainas. Liria ka emër - UÇK!”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Lajmi kryesor:
Fjalimi në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, isha gjithë ditën në Pejë! Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë! Berisha: Rama, antishqiptar, fajtor për arrestimin e Thaçit (REAGIMET)
S.C/ReportTv.al