Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Mustafa shpreh falënderime teksa shkruan se ai ishte një “zëdhënës plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë”.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Mustafa në Facebook.
Lajmi kryesor:
Fjalimi në KiE/ Kurti: S’e dëgjova, isha gjithë ditën në Pejë! Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë! Berisha: Rama, antishqiptar, fajtor për arrestimin e Thaçit (REAGIMET)
S.C/ReportTv.al