Ndonëse 4 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, flakët i janë afruar shumë puseve të naftës në Delvinë. Aktualisht situata është jashtë kontrollit të autoriteteve dhe zjarri po shtrihet deri në lagjen "Llakë" të qytetit. Report Tv mëson se 3 autoambulanca të Delvinës janë vënë në gatishmëri.
Krahas zjarrfikëseve që ndodhen në vendngjarje, për shuarjen e flakëve pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.
Lajmi kryesor:
Delvina rrethohet nga flakët, Vengu për Report Tv: Rreziku për banesat kaloi! Ditë dramatike në Gramsh, disa fshatra ‘pushtohen’ nga zjarri, vdes 80-vjeçari nga asfiksia! Digjen banesa, evakuohen banorët
K.M/ReportTv.al