Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës, në zonën e Pashalimanit.
Flakët e zjarrit janë ndihmuar edhe nga era, ndërsa për shuarjen e tyre është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, pasi ndërhyrja nga toka ka qenë e vështirë.
"Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas raportimeve të gazetarit të Report Tv, Armand Xhelili deri tani janë djegur rreth 4 ha me pyje.
Po nuk u gdhenden keta coban.per pes dhi te zgjebosura djegen hektar me pyje. Nuk ka shtet.
PërgjigjuI qellimshem..,nga Delinquentet !Han pa Zot!
Përgjigju