Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në një situatë veçanërisht të vështira, autoritetet greke kanë evakuuar rreth 19 mijë turistë në ishujt e përfshirë nga flakët prej më shumë se gjashtë ditësh.
Zjarri në ishullin Rodos ka dalë jashtë kontrollit, duke përhapur panik dhe kaos në të gjithë zonën, e cila para se të përfshihej nga flakët ishte e mbipopulluar nga turistët.
Autoritet greke kanë hapur kampe për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrfikësve po punojnë për të neutralizuar 3 vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje.
Sipas vlerësimeve të para të policisë, ka pasur një evakuim paraprak të rreth 19 mijë personave. 16,000 u transportuan në rrugë tokësore dhe 3,000 nga deti.
Ky është operacioni më i madh i këtij lloji banorësh dhe turistësh që ka ndodhur ndonjëherë në vend.
Më konkretisht, nga të dhënat e Drejtorisë së Policisë Dodekanez rezulton se janë evakuuar për masa paraprake këto vendbanime: Kiotari, Gennadi, Pylonas, Laerma, Lardos, Lindos, Kalathos Malona, Asklipieio, Pefkos, Massari, Haraki si dhe nga hotelet e këtyre zonave.
Lajmi kryesor:
Zjarri në ishullin Rodos në Greqi del jashtë kontrollit! Zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët që mos të përhapen drejt pyllit të dendur! Evakuohen 19 mijë turistë
M.T/ReportTv.al