Zjarri në ishullin Rodos në Greqi mbetet i pakontrolluar për të gjashtë ditë! Zjarrfikësit po luftojnë në tre fronte aktive. Problemi më i madh gjendet në Kiotari dhe në jugperëndim drejt Gennadit. Ndërkohë 19 mijë turistë janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit dhe zjarrëfikëset, ndërsa qindra të tjerë kanë braktisur shtëpitë pranë vatrave të zjarrit.
Forcat zjarrfikëse po bëjnë një përpjekje të madhe për të parandaluar përhapjen e tij më në veri drejt pyllit të dendur. Në lindje të liqenit artificial Gadoura po zhvillohet një betejë në mënyrë që flakët të mos përhapen në Kalathos.
Ndërkohë në plazhet e ishullit, turistët dhe mijëra banorë u larguan që t’i shpëtojnë zjarrit. Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.
Artopioos theksoi gjithashtu se forcat më të fuqishme tokësore dhe ajrore po punojnë për shuarjen e zjarrit, i cili po përhapet për shkak të erërave të forta që fryjnë në ishull.
Ndërkohë, një natë ankthi kaluan mijëra banorë por edhe turistë, të cilët gjetën strehë në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit – ku presin avionët që do t’i marrin. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.
Me më shumë se 2000 banorë dhe turistë nga zona të ndryshme që janë marrë nga plazhet për t'i shpëtuar zjarrit që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar.
Lajmi në përditësim...
Në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në një situatë veçanërisht të vështira, autoritetet greke kanë evakuuar rreth 19 mijë turistë në ishujt e përfshirë nga flakët prej më shumë se gjashtë ditësh.
Zjarri në ishullin Rodos ka dalë jashtë kontrollit, duke përhapur panik dhe kaos në të gjithë zonën, e cila para se të përfshihej nga flakët ishte e mbipopulluar nga turistët.
Autoritet greke kanë hapur kampe për të pritur turistët dhe banorët në nevojë, kurse gjithë forcat e zjarrfikësve po punojnë për të neutralizuar 3 vatrat gjigande të zjarrit që po djegin qindra hektarë pyje.
Sipas vlerësimeve të para të policisë, ka pasur një evakuim paraprak të rreth 19 mijë personave. 16,000 u transportuan në rrugë tokësore dhe 3,000 nga deti.
Ky është operacioni më i madh i këtij lloji banorësh dhe turistësh që ka ndodhur ndonjëherë në vend.
Më konkretisht, nga të dhënat e Drejtorisë së Policisë Dodekanez rezulton se janë evakuuar për masa paraprake këto vendbanime: Kiotari, Gennadi, Pylonas, Laerma, Lardos, Lindos, Kalathos Malona, Asklipieio, Pefkos, Massari, Haraki si dhe nga hotelet e këtyre zonave.
Situata nga zjarret në ishullin Rodos në Greqi vijon të mbetet alarmante! Video dramatike në rrjetet sociale, të cilat kanë qarkulluar në mbarë botën, tregojnë zjarrfikësit grekë që u bëjnë thirrje turistëve të lënë sendet e tyre personale dhe të hipin në automjetet me ta për të shpëtuar jetën e tyre.
Mijëra banorë por edhe turistë kaluan në natë ankthi! Ata u strehuan në palestra të mbyllura, anije, struktura speciale dhe impiante ushtarake, si dhe në aeroportin e Rodosit – ku presin avionët që do t’i marrin. Ndërkohë, me urdhër të ministrit të Jashtëm është aktivizuar Njësia e Ministrisë së Menaxhimit të Krizave për lehtësimin e evakuimit të shtetasve të huaj.
???????????? Residents and tourists are being evacuated from the Greek island of #Rhodes due to fires.#Greece #fire pic.twitter.com/c2JRGQHc1Z
— __kaput__ (@__kaput__) July 22, 2023