Flamingot kanë folezuar për herë të parë në Shqipëri në Lagunën e Nartës.
Lidhur me këtë Xhemal Xherri, menaxher projekti për mbrojtjen e shpendëve të egër në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu tha se janë më shumë se 280 fole ku janë vendosur flamingot.
‘Ka pasur disa vite që kemi qenë aktiv në monitorimin e këtij lloji dhe kemi qenë më të detajuar dhe duke i kemi vëzhguar me kujdes. Ndërsa kemi fatin që këtë vit që ata të folezojnë në Lagunën e Nartës. Janë duke përfunduar procesin e folezimit dhe janë më shumë se 280 fole të pranishme në këtë zonë të zonës së Nartës dhe ne shpresojmë se për 2 javë do të çelin shpendë dhe është një numër i madh ky numër folesh. Mund të jetë më i madhi në Ballkan sepse kemi edhe në Greqi por një numër shumë herë më të vogël’, tha ai.
Xherri tha se me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për shkak të zhurmave ata edhe mund të largohen.
‘Po në rast të një sulmi pranë folës mund ti bëjnë ata të largohen dhe të mos kthehen më në fole dhe kjo bënë që të mos zhvillohet i gjithë procesi. Aty do të ndërtohet edhe Aeroporti i Vlorës që do ta bëjë këtë proces të pamundur dhe ata mund të largohen. Mund të kemi edhe zhdukje të tyre, që s’do ta përballojnë dot ndotjen akustike në atë zonë, tha ai.
Komente
