Kronikë

Flamuri në gjykatën e Kukësit ulet në gjysmështizë, nesër s'do mbahet asnjë seancë! Kalaja shërbeu në këtë qytet si gjyqtar ushtarak në '95–'96

7 Tetor, 12:10| Përditesimi: 7 Tetor, 13:33

  • Share

Edhe në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme. Para godinës së gjykatës, flamuri është ulur në gjysmështizë, në shenjë zie dhe sensibilizimi për ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku humbi jetën gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se moszhvillimi i seancave nuk lidhet me ndonjë vendim për pezullimin e punës, por për faktin se në kalendarin gjyqësor të kësaj të marte nuk ishin planifikuar procese gjyqësore. Ndërkohë, të mërkurën pritet që seancat gjyqësore të mos mbahen, përjashtuar ato që lidhen me dhënien e masave të sigurisë, si një akt respekti dhe solidariteti për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Kalaja.

Astrit Kalaja ka shërbyer në Kukës si gjyqtar ushtarak gjatë viteve 1995–1996, duke qenë i njohur për përkushtimin e tij në fushën e drejtësisë.


Lajmi kryesor:

Apeli ‘skenë krimi’, pezullohen gjyqet për 2 ditë në gjithë vendin! Lule në sallën ku vra gjyqtari Kalaja


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?