Sport

Flamurtari në basketboll për femra shpallet kampion i Shqipërisë, ekipi vlonjat rrëmben titullin e 26‑të pas fitores me Tiranën

23 Prill, 22:02| Përditesimi: 23 Prill, 22:21

  • Share

Flamurtari në basketboll për femra është kampion i Shqipërisë. Ekipi vlonjat ka mposhtur Tiranën në ndeshjen e tretë finale, duke u kurorëzuar kështu me titullin kampion që është i 26-ti në histori.

Flamurtari, pas Ligës Unike dhe Superkupës, merr trofeun e tretë për këtë sezon, por mbi të gjitha duke treguar edhe në kampionat një paraqitje si skuadra më e mirë. Vlonjatët kanë fituar në ndeshjen e tretë 63‑53 Tiranën, në një përballje që e kanë dominuar nga fillimi në fund, ndërsa edhe me mbështetjen e publikut vlonjat kanë marrë fitoren që duhej për të kurorëzuar titullin kampion.

Dhe pas ndeshjes ka festë në Pallatin e Sportit, me trofeun që i është dorëzuar kapitenes Memushi nga presidenti i FSHB Avni Ponari, ndërsa lojtareja më e mirë është shpallur Ramos e Flamurtarit.

Presidenti i FSHB Avni Ponari ka vlerësuar këtë kampionat, ndërsa ka theksuar se fitoi ekipi më i mirë, pikërisht Flamurtari. Tek vlonjatët ka emocion të përçuar edhe nga shefja e klubit shumë­sportesh, Elona Hasanaj; trajneri Agim Dalipi; kapitene Tea Memushi; si dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Mbyllet kështu ky sezon në basketboll për femra që kurorëzon Flamurtarin si kampion të vendit për herë të 26‑të në histori vendosur aty ku i takon.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?