TIRANE- Kryeministri Edi Rama komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, një ditë më parë për akuzën e e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash.
Sot (11 shkurt) në rubrikën 'Sy m'sy' Rama tha se opozita u ekzaltua ndërsa lajmëroi se pas 5 vitesh heshtje do të flasë për drejtësinë e re dhe SPAK.
"Bufi i kënetës dhe mangallët e partiçkave u ekzaltuan. Marrja nga puna në zyrë për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kalojë me formulën 5 vjeçare s’kam koment. Nuk do i mbaj më për vete komentet e mia. Kur do ta shoh të arsyeshme do e ndaj me publikun. S'kam asnjë pendesë për heshtjen, por kjo heshtje është keqkuptuar"
Rama tha se u intimiduan dëshmitarë, njerëz të artit dhe kulturës dhe se hetimet nisën nga një novelë anonime, që më pas u kthye në një roman me 400 faqe nga autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë. Shumë shpejt do të ketë një koment lidhur dhe me këtë aktakuzë.
"Rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do të duhen kohë për të shpjeguar. Ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht e më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje.
Njerëz të artit e kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.
Ne nuk do të ngutemi. Do të mundohemi të krijojmë opinion të konsoliduar për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranë. Duke e lënë pa drejtim një kryqytet me 1 mijë e 1 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë anonime, që ka pjellë një roman me 400 faqe ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë kanë arritur në pikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është e thjeshtë: Kush do e çojë dhe marrë këtë fëmijë në shkollë." tha Rama.
Rama thotë se Shqipëria ka vite që lufton korrupsionin, falë qeverisjes së tij dhe maxhorancës socialiste që drejton e do të vijojë të mbështesë drejtësinë e re për të luftuar korrupsionin majtas e djathtas por se nuk mund të ketë arrestime pa gjyq dhe të cënohet prezumimi i pafajësisë.
"Lufta kundër korrupsionit do vazhdojë majtas e djathtas por ama kundër korrupsionit dhe prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë në fund. Që pasi e shqyen dikë dhe e merr nga detyra pa gjyq dhe e mbyll brenda. E jo nga një detyrë dosido por drejtimi I kryeqytetit. Shkruan aty prezumohet I pafajshëm. Këto janë gjëra të tepërta. Megjithatë do i shohim me maturi dhe qetësi."
...Në Shqipëri ka disa vite një luftë kundër korrupsionit, nga ana e qeverisë me reformat e veta modernizuese, transformimin e shërbimeve, nga ato të korruptuara në shërbime të modernizuara.
Rama thotë se nuk ka për ta dhënë dorëheqjen, ndërsa thekson se vetëm dy janë rrugët që mund ta largojnë nga politika.
"Jo o Ermal, dorëheqjen do e harrosh, ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle, dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë"
Ndiqni lajmet në zhvillim
Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.
Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.
“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time" tha Rama.
Në rubrikën ‘Sy m’sy’, kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë duke komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama tha se për dosjen e Veliajt, kërkohet llogari deri edhe për shtëpinë e vjehrrit, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet.
“Në dosjen e Veliajt, flitet për shtëpinë e vjehrrit disa vite më parë. Mbase ka gjëra që qëndrojnë. Por kur shkohet deri aty sa të kërkojnë llogari për vjehrrin e vdekur që është posedues i një shtëpie, kur dhëndri nuk ka pasur pushtet është ‘mbresëlënëse’. Llumi qarkullon dhe kthen në ar kënetën”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas arrestimit të kryebahskiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama thotë se nuk ka për ta dhënë dorëheqjen,, ndërsa thekson se vetëm dy janë rrugët që mund ta largojnë nga politika.
“Jo o Ermal, dorëheqjen do e harrosh, ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle, dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë. Më 11 maj voton edhe populli që është jashtë, jam shumë kurioz si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është me mirë se çka qenë në historinë vet. Të shohim ca mendimi kanë ata, nëse do votojnë masivisht si dëbues i tyre, ndërkohë që të gjitha shifrat tregojnë se largimi është konstant, atëherë unë do mbaj shënim. Nuk jam unë i kapur pas pushtet, jam i kapur pas punës”, tha Rama.
Në rubrikën ‘Sy m’sy’ kryeministri Edi Rama komenton arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se është një proces hetimor i çuditshëm që ka nisur nga një novelë anonime. Rama foli edhe për masën e sigurisë arrest shtëpie të vendosur ndaj Ajola Xoxës.
“Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht.
Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ia heqë kokën Bashkisë së Tiranës pa gjyq.
Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman.
Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.
Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.
Kam pasur 60 ministra? 6-ish ministra kanë pasur probleme me drejtësinë.
Dorëheqje?
Ne jemi në pushtet prej 12 vitesh. Cila gjysma e qeverisë? Llogarisni dikë që ka qenë më parë, qoftë i partisë sonë qoftë i koalicionit. Më tregoni një anëtar i kabinetit qeveritar që nuk është larguar dhe është marrë dhe trajtuar nga drejtësia për arsyet e veta e nuk kam koment ende.
Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6-ish ministra që kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë? Çfarë do të thotë kjo? Cilën dorëheqje kërkoni për çfarë? Apo se do e ngremë Shqipërinë në majë në 2030! Kushdo të qeverisë bujrum, ja sheshi ja mejdani! Beteja jonë është serioze. Unë llogaritë i kam me historinë, prandaj rri këtu. Nuk kam asnjë arsye tjetër.
Foto: Protesta e 21 janarit 2011
Kryeministri Rama, në rubrikën "Sy thotë se është vullneti i PS-së për të luftuar kundër korrupsionit, dhe si shembull sjell kreun e SPAK, Altin Dumani i cili thotë se kur ka qenë prokuror i zakonshëm ka pasur dosjen e '21 janarit' në tavolinë por nuk ka bërë asgjë.
"Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin.
Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s'doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas" tha Rama.
Aktualisht dosja e 21 janarit është në dorë të SPAK por ende nuk janë ngritur akuza për urdhëruesin dhe ekzekutorët e 4 vrasjeve të ndodhura në bulevard para kryeministrisë në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.
Partia Demokratike në opozitë prezantoi dje Chris LaCivita, një prej strategëve të fushatës së presidentit amerikan Donald Trump në Tiranë si drejtues të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Duke e komentuar në rubrikën 'Sy m'sy Rama tha:
Dje trumpistët e vetëshpallur të kënetës sonë patën një ditë masturbimi, si adoleshentët që bëjnë dashuri me aktore filmash që sollën me kushedi sa lekë një person që ka punuar me fushatën e presidentit Trump. por këneta nuk bëhet dot det."
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Ky eshte Spaku i prokuroreve, femije spiunesh qe dogjen e grabiten kisha e xhamia dhe qe lane vendin ne erresiren komuniste. Prokuroret aty, perveçse rroges se majme me nga 3000_5000 € ne muaj, nuk i intereson mbaresia e vendit. Kur nje prokuror plepash merr ne zyre nje kryetar bashkie vetem per t ebere Show, kuptohet se pas fat eshte qytetari shqiptar me ate drejtesi te gjymtuar dhe te kontrolluar nga zona te erreta qe nuk e done Shqiperine. Z. Veliaj, mund t'i ishte derguar nje flete ne zyre qe te shkonte vete, dhe pa makina e kamera mbrapa. Turp per Prokurorine dhe nje gabim trashanik per Altin Dumanin qe njollosi figuren e paster deri me tani.
PërgjigjuMua akuza mu duk pa baze. Tani qe foli Rama besoj edhe me shume tek nje loje politike e SPAK.Rama nuk ka mbrojtur asnje politikanee te arrestuar nga SPAK deri tani. Fakti qe e ben per Veliajn tregon se Veliaj nuk duhej te arresstohej me kete akuze kot. Une e besoj Ramen
PërgjigjuEdhe Dakon si kryebashkiakun me te korruptuar te Europes me akuza qesharake e arrestuan. Kjo eshte sa per t'na bere qejfin qe po arrestohen dhe me pas i japin nje arrest shtepiak sa per te thene qe e denuam disi or teeeejjjjj
O plerat e opozites, dhe ju Spaku i shpallur si shpetimtari i kombit, po varrosni kombin dhe po lartesoni kriminelat, keta jeni ju. Erioni eshte njeriu qe e beri Tiranen dhe Shqiperine te lartesohet ne nivelin e Europes dhe me gjere, padyshim me bashkepynimin e pakursyer te kryeministrit dhe punen dhe mendje e te dyve. Juve si Spakut dhe opozites do u ngelet turpi per fallsifikimet me zor qe po beni per Erionin. Mjer ju ku do tu shkoje ai shpirt i kalbur
PërgjigjuFute ne burg njerez per 30 mij lek drita te papaguara e po te vjen keq per nje hajdut me abuzime miliona euro ?! Qofsh ti qe je qe del e flet o Z.Rama!!! Reflekto pa arritur ne piken te behesh me i urryer se Sali Berisha. Kjo dalja jote sot ishte e neveritshme,ishte nje mbrojtje e hapur per nje hajdut ordiner si Erion Veliaj.
Përgjigju