Flasin fqinjët e Jetmira Hasanit: Agron Tanushi qëlloi menjëherë pasi u largua policia, u arratis i qetë në këmbë (VIDEO)

16 Shtator 2020, 12:01| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 12:15

  • Share

Jetmira Hasani është gruaja që u vra nga kunati i saj Agron Tanushi. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Bathore të Kamzës, ku Jetmira është qëlluar me armë në sy të vajzës së saj 8 vjeçare ka tronditur banorët e zonës.

Në një prononcim për mediat, banorët kanë thënë se pak para ngjarjes, policia ka qenë në vendin e ngjarjes, por menjëherë pasi është larguar ka ndodhur vrasja.

Njëri nga banorët tha gjithashtu se viktima i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë dhe po priste të largohej për pak, por u qëllua nga kunati i saj. Siç tregohet, autori Agron Tanushi është larguar në këmbë dhe komshinjtë thonë se ishte i qetë në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes.

"Djali ishte i mirë, bëri disa ndërtime këtu. Nuk e dinim për konfliktin, nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij. Jetmira ka qenë e ndarë dhe ka pasur katin e dytë. Jetonte bashkë me gocën e saj në kat të dytë. Mbrëmë kalova dhe çova djalin në shkollë, policia ishte njëherë dhe sa iku policia u bë atentati. Policia ishte aty, materialet i nxorën jashtë me i çu në shtëpi tek vëllezërit dhe pastaj u bë atentati. Pastaj kishte shti dhe e kishte vrarë. Ajo i kishte nxjerrë plaçkat në rrugë edhe do të ikte. Kishin ardhur dhe makinat që t'i ngarkojë, pastaj ai ka dalë me çifte. Policia e ka kontrolluar 100 herë atë, se ku e ka marrë çiften. Më pas ka ikur lart rrugicës, ka ikur në mënyrë të zakonshme, pa pasur asgjë. Mua më thanë që kishte ikur i qetë. Ka qenë herët kur ka dalë, si ka mundësi mos të kapet ai. Pa makinë, pa gjë ka ikur", tha një banor që jetonte afër shtëpisë së viktimës.


Lajmi kryesor:

Krimi brenda familjes në Bathore/ E reja u vra nga ish- kunati në sy të fëmijës sapo iku policia! Po largohej nga shtëpia që 'u bë mollë sherri'! Kapet 33-vjeçari


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?