Sport

Flasin për Report Tv protagonistët e fitores! Broja: I lumtur për Shqipërinë! Roshi: Një nga fitoret më të bukura! Berisha: Hungarezët të mahnitur me tifozët tanë

6 Shtator 2021, 11:04| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 13:23

  • Share

Shqipëria fitoi me rezultatin 1-0 kundër Hungarisë dhe aktualisht është në vendin e tretë në grup, por shanset për t'u kualifikuar në Botëror janë ende në lojë.

Armando Broja, autori i golit të fitores: “Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar për golin që realizova, por jam më shumë i gëzuar për fitoren dhe tre pikët sepse është më e rëndësishme të fitojë Kombëtarja. Kjo është edhe gjëja më e bukur.”

A pret që Broja të marrë më shumë minuta në ndeshjet në vijim?

Armando Broja: “E di trajneri që bën skuadrën, por kur nuk luan duhet sërish të mbash kokën lart. Stërvitja duhet të vazhdojë, por unë jam shumë i kënaqur që arrita të shënoj golin e parë sot. Ka shumë vlerë për mua dhe jam i kënaqur si për veten, për Shqipërinë, edhe për familjen time.”

Keni shkëlqyer sot me kombëtaren, të kënaqur nga kjo ndeshje?

Albi Doka, futbollist i Kombëtares: “Synimi jonë i vetëm sot ishte fitorja dhe tre pikët. Sot ia dolëm dhe jam shumë i kënaqur.”

Qazim Laçi, futbollist i Kombëtares: “Besoj që nga fillimi e kishim mendjen vetem te fitorja. Kjo do të bënte që të pretendojmë ende për Botërorin.”

Etrit Berisha, kapiteni i Kombëtares: “Fitorja ishte shumë e mirseardhur. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sot sepse edhe në ndeshjen me Poloninë luajtëm mirë por erdhi një rezultat katrastrofal. Këtë ndeshje u futëm vetëm me një qëllim dhe ia rritëm që gabimet t’i eliminojmë.”

Iu kishin munguar tifozët, pasi prej 1 viti e 8 muajsh mungojnë në mbështetje të kombëtares?

Odise Roshi, futbollist i Kombëtares “Kjo ishte gjëja më e bukur, rikthimi i tifozëve. Kur s’ka tifozë duket si fazë përgatitore që skuadrat bëjnë në Antalia. Ishte një kënaqësi shumë e madhe që fituam para tifozëve dhe iu dham gëzim të gjithë shqiptarëve. Për mua ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të karrierës time, nuk e di përse, por ndoshta për shkak të pandemisë.”

Etrit Berisha: “Tifozët na kishin munguar shumë. Bëra një intervistë për mediat hungareze dhe më than që tifozët këtu qenkan shumë të çmendur. Thash gjithmonë kanë qenë dhe jan arma jonë kryesore. Nuk kan munguar shumë sepse kemi luajtur gjata pa ata. Me siguri sot u pa që na dhanë një karakim më të madh.”

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?