Flet Jetmir Muçllari: Objektivi i atentatit djali im, kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron (VIDEO)

8 Gusht 2020, 10:53| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 11:15

  • Share

Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Ai ka zbuluar se kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.


Lajmi kryesor:

2 atentate në 7 ditë ndaj pronarit të 'Volorekës', shënjestra ishte djali i Jetmir Muçollarit/ 'I denoncova me emra, por u përkrahën nga policia' (VIDEO)


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?