2 atentate në 7 ditë ndaj pronarit të 'Volorekës', shënjestra ishte djali i Jetmir Muçollarit/ 'I denoncova me emra, por u përkrahën nga policia' (VIDEO)

8 Gusht 2020, 08:37| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 14:56

  • Share

POGRADEC-  Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht. Hoteli "Voloreka" i cili është qëlluar me 100 plumba mëngjesin e sotëm, është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit.

Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve, kriminelët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka zbuluar se atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Muçllari deklaroi se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.

Sipas tij, janë goditur dy makinat e tij dhe katër makina të pushuesve. "Kam pasur edhe një problem më përpara, kur personi që më dogji makinën më ka dalë me 30 veta aty. Nuk më lejonin që të futesha në gjykatë. Vajta tek drejtori u ankova, personat i kam denoncuar e i kam dhe me foto. Nuk më lejonin të hyj në gjykatë, u bë punë e madhe. Njëri nga këta u arrestua, të tjerët janë vërdallë akoma. Konflikti ka nisur pasi djali ishte zënë me një bashkëmoshatarin e tij. Erdhi një dajë i tij e i sqaruam gjërat. Mbas një viti këta pretendonin se na shet dengla, na xhiron gomat, prandaj i dogjën makinën. Makinën e kishte çuni i madh që është në Amerikë. Fotot e makinës së djegur i kam. Personat u kapën, një person u fut në burg, ndërsa tjetri është i përkëdhelur, sepse i punojnë dhe dajot në polici. Njëri nga këto është Meard Berberi, që është një nga kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Edhe atij që i thonë Iliri i Rushkës. Prej këtyre të dyve është mëse e sigurtë, sepse këta janë në kërkim dhe shfrytëzojnë rastin. Mua më kanë ardhur 30 persona përpara gjykatës dhe këta nuk kanë bërë asgjë", deklaroi pronari i lokalit të hotelit "Voloreka".

Ky nuk është atentati i parë që i bëhet Jetmir Muçllarit, pasi në 2013 është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari. Ndërkohë që është tentuar që të bëhet atentat edhe në datën 1 gusht të vitit 2020, por nuk është raportuar si ngjarje.

Ora 11:29
Pamje nga atentati i sotëm në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht

1596878968_tushemisht.jpg

Pamje nga atentati i sotëm

Report TV siguron foto nga atentati i sotëm në Hotel "Voloreka"  në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj dhomës së djalit të pronarit të hotelit Jetmir Muçllari dhe 6 makinave luksoze që ishin parkuar në hotel.

Ora 10:53
Flet Jetmir Muçllari: Objektivi i atentatit djali im, kam denoncuar me emra autorët por policia nuk vepron (VIDEO)

Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.

Ai ka zbuluar se kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.

"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.

Ora 10:28
VIDEO/ Pronarit të hotel 'Volorekës' i është bërë atentat edhe në 1 gusht, dyshohet se të njëjtët persona qëlluan sot

"Report TV" ka publikuar videon e atentatit të 1 gushtit në hotel "Voloreka". Ndërsa jemi akoma në sezonin turistik, 100 plumba janë qëlluar në drejtim të këtij hoteli.

Në videon e publikuar nga "Report Tv", nuk duket sikur është qëlluar, por sipas informacioneve është qëlluar me tre plumba. Të njëjtët persona dyshohet që të kenë bërë atentatin e ditës së sotme.

Kjo zonë është shumë e frekuentuar nga turistët, duke u kërcënuar edhe jeta e pushuesve që kanë qenë rezident në këtë hotel gjatë ditës së sotme. Akoma nuk ka një pistë për zbardhjen e ngjarjes.

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, por breshërisë së plumbave u shpëtoi fatmirësisht edhe djali i pronarit të hotelit, pasi siç "Report Tv" mëson autorët kanë qëlluar veçanërisht në drejtim të dhomës së djalit. Edhe në 1 gusht, në të njëjtën skemë, duke qëlluar me armë jashtë hotelit, Muçllarit iu bë atentat, në një ngjarje të pa raportuar nga policia, dhe ende me autorët e paidentifikuar. Uniformat blu kanë kamerat e sigurisë së hotel "Voloreka", të cilat "Report Tv" i disponon, të atentatit të 1 gushtit.

 

Ora 10:09
Dy atentate në 7 ditë në hotel 'Voloreka'! Qëllohet me armë në drejtim të djalit të pronarit, 24 plumba makinës së Jetmir Muçllarit (VIDEO)

Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht. 

Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari.

Sipas informacioneve, atentatorët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Ora 09:51
U qëllua me mbi 100 plumba, hoteli 'Voloreka' në pronësi të Jetmir Muçllarit dhe bashkëshortes së tij

Hoteli "Voloreka" i cili është qëlluar me 100 plumba mëngjesin e sotëm, është në pronësi të Emanuela Muçllarit, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit. Sipas ekstraktit të regjistrit tregtar për të dhënat e subjektit, Jetmir Muçllari rezulton bashkëpronar me gruan e tij.

Ky nuk është atentati i parë që i bëhet Jetmir Muçllarit, pasi në 2013 është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari. Ndërkohë që është tentuar që të bëhet atentat edhe në datën 1 gusht të vitit 2020.

Ora 09:47
Qëllohet me armë në parkingun e hotelit 'Voloreka' në Tushemisht, dëmtohen 6 makina luksoze (VIDEO)

Gjatë orëve të para të mëngjesit është qëlluar me armë në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht.

Sipas informacioneve për "Report Tv", janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.

Hoteli rezulton në pronësi të Emanuela Muçllari, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit, i cili është ortak në këtë biznes.

Burime bëjnë me dije se Jetmir Muçllari ka pasur konflikte të mëparshme, pasi i ka shpëtuar një atentati në vitin 2013. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pogradec: 15/08/2020 15:17

    Jetmir Mucllari ka nderuar mbiemrin e ka patur Cekici po e mderoj per shkak te hasmerise ne vitin 2010 i vrane djalin e xhaxhait Festim Cekici u vra nga Myderi Verdha,ne vitin 2012 Myderi Verdha u vra nga Edmond Fezollari te cilin e pagoj Jetmir Cekici Mucllari ne 2013 Fezollari e qelloj per ta vrare Jetmirin pasi nuk i dha leket,Nga ky moment jetmiri bleu mak te blinduar toyota lancruisler 100mije euro,dhe ka 5vjet qe e mban madje nje nga makinat e demtuar ishte blind,por lajmet nuk e thane,ju beje me dije se ne vitin 2000 jetmiri ka vrare me bejsboll nje fshatar mga zervaska dhe pergjesine ligjore e mbajti babai tij,

    Përgjigju
  • s.s: 09/08/2020 09:05

    SHTET BAJG-QEVERI ORDINERE=MJERE POPULLI!Cohuni o derra

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 08/08/2020 22:45

    O shoku blind te fucishem B10

    Përgjigju
  • Bajoneta: 08/08/2020 21:31

    O shoku po cte duhet e u jep informacion ku jan djemte.e ca bejn.

    Përgjigju
  • Lab: 08/08/2020 17:40

    Po blindi i ketij super tojota vete diku te 100 mij euro

    Përgjigju
  • Amos Loung Bar: 08/08/2020 16:41

    Kam flet njeher te ky hotel Njerez me moter q.. nuk pa Blind ka VIS MARTINI. Jo ky morracak

    Përgjigju
    • O shoku: 08/08/2020 18:51

      Ca ka vis martini se nuk e morem vesh

  • Zani: 08/08/2020 14:17

    Perse nuk behet e ditur kush ka qene klient vip ne hotelin e Mucllarit mbreme, se mos atentatoret e kane patur me ndonje Drejtor Kufiri ne Polici e jo me pronarin !

    Përgjigju
  • Seferi: 08/08/2020 13:47

    Lari je krrici Rames gjithe Populli po denon policine e shtetit per indiferentizem dhe korrupsion

    Përgjigju
    • Lari: 08/08/2020 20:56

      Sefer Te pres neser ne oren 9h30 ne shijak ke lokali sa hyn ke ura djathtas te qeras me nje kafe

  • Bushi: 08/08/2020 13:44

    Akt i shëmtuar me kallashnikovet e97se akoma. Paska patur konflikte të mëparshme as policia nuk e shpetonë dot kete tipin.

    Përgjigju
  • Tasimi: 08/08/2020 13:14

    Ka mar fund ky vend

    Përgjigju
  • Lari: 08/08/2020 12:36

    Ka shume persona qe skenojn ngjarje te tilla per perfitim azili

    Përgjigju
  • Lumi: 08/08/2020 12:29

    Coni mor Renean te boj stervitje ne pogradec, shkarkoni me shefa e drejtora se lat nom, osht qytet turistik mor shtet legen, a je tu mor vesht ore i gjate, nuk po hajne kokat me njoni tjetrin, po hajne kokat e popullit te thjeshte,ngreje mor policine ne kom se i ka zone gjumi,

    Përgjigju
  • Seferi: 08/08/2020 12:02

    Kemi nje polici aktive vetem per protesta kunder ed Rames Per problemet e popullit POLICIJA eshte INEKZISTENTE ministri lleshaj duhet te jape DORHEQJE ka Me dhjetra raste denancimesh POLICIJA nuk VEPRON

    Përgjigju
  • Timi: 08/08/2020 11:55

    Votojeni kete palo shtet. Nje grup horrash bejne ligjin. Si nuk te ha mortja aty ku je o Edi Rama

    Përgjigju
  • Biku: 08/08/2020 11:49

    Tano le te dale ndonje nga ata kokpalaret ne komente e te thoje:jo po ca faji ka policia, jo po xa faji ka sander leshi etj.

    Përgjigju
  • Samiu: 08/08/2020 11:31

    Hajde Çeçeni hajde, ec e bej pushime ne Albanistan, policia qe duam fle gjume,zgjohet vetem per te kam nanje pendthym.Ikni o njerez nga ky vend sa me pare

    Përgjigju
  • Toyota b7: 08/08/2020 11:16

    Makina Toyota eshte e super e Blinduar Dhe ska shance ti bejne gje, por kaq tru kane fshataret, bejne presion gjujne makina, djegin makina pa lidhje. Jane shtu shume injorantet. Shyqyr qe sjetojme ne shqiperi me! Shtet vk

    Përgjigju
    • Beni: 08/08/2020 13:33

      Ky e paska pritur perderisa perdor mjet te blinduar.Me faj apo pa faj shteti duhet ti zbardhi keto ngjarje qe mos te avancojne konfliktet,sepse njerezit spo njohin me sqarim

    • mercedez amg: 08/08/2020 11:55

      o toyota super e blinduar me gomen e shpuar?esht e blinduar por super.a ke pare ndonjehere nje super te blinduar ti?

  • Ziguri: 08/08/2020 11:14

    O polici e mbaruar, o palominister o shtet rrumpalle... Po cfare doni o te mbaruar te vriten pushues e pastaj te ndiqni autoret ne drejtim te paditur. Provojeni re qellohet nje hotel ne ndonje vend normal te botes do ngrihej ne kembe shteti, ketu sikur nuk ndodh asgje. Lemeri e madhe

    Përgjigju
    • Ziguri: 08/08/2020 13:02

      @polici, o kerric gomari e kupton cfare ke shkruajtur apo jo, se me ju sja vlen te harxhosh frymen. Lexoje mire o Rak komentin tim... Ketu eshte qelluar hoteli dhe makinat e pushueseve o sufllaqexhi, nuk me plas r*ku fare a i kane vene gjobe apo jo pronarit. po sa te kete gomer si ju qe ju duken keto gjera pse mos te ndodhin keto.

    • O polic: 08/08/2020 12:33

      Ve nai gjobe e ha nai dreke pa lek.Tallni tr*pin ju e behuni pale me kriminelat.Pastaj justifikohu, jo selaniku,jo Belgjika.kokpalara

    • polici: 08/08/2020 12:01

      ne nje vend normal ku sipas teje?sa vende normal ke pare ti e nuk ke pare keto gjera? ne selanik i vune flaken rulotit te nje pronari hoteli.ne hrete i dogjen makinen dhe i vune 2 plumba te posta nje pronari te nje restoranti.ne sicili i futen nje plumb ne zarf nje pronari ndertimi e per te dyten here i dogjen mjetet e punes nga kamjona 180 kv e te skavatoret .....ne belgjike pyet ata qe kane bare restorante sa paguajne kriminelet qe mos ti gjeje gjeshko mor trap se gjith dynjaja rrumpalle esht ku me shum ku me pak

  • Rilindasit: 08/08/2020 11:00

    Keto jan shpifje, shpifje, shpifje. Makinat nuk jan demtuar nga plumbat, ne ate zone ka bere kohe e keqe, dhe bresheri pervec se ka demtuar automjetet ka bere deme dhe ne bujqesi. Partia jone, dikasteri brendshem nen udheheqejen e te madherishem Sander Leshit, ka zhdukur rrenjesisht maskarenjt qe dizinformojne publikun. Prandaj Rilindja i perbuz keto skena dhe i denoncon me force keto shpifje, te dala me ze dhe me figure. Rroft Rilindja nen udheheqjen e te madhit te medhenjeve Edvin Rama.

    Përgjigju
    • Tralala: 08/08/2020 13:54

      Vdekje PD ..rroft edi rama qe e beri shqiperin lule..populli qe eshte me PD jan maskarenj dhe bandita ne litar do ti cojm zagaret..!rrugacet

    • O taljon: 08/08/2020 12:34

      E cfar beri rilindja per te vene ne vend drejtesi per ata 4?Beri gardistin qe qelloi deputet.Po shko mos na hap barkun ae tgjith njesoj jane

    • taljoni: 08/08/2020 12:03

      sic u vrane ata te kater ne 21 janar nga afer e me pistolete stilolaps ose cader ne qeverine e sale shpellarit...e ke parasysh ti?

  • leko: 08/08/2020 10:17

    SHUMICA E PRONAREVE NE VENDIN TONE JANE KRIMINELE. UNE JAM NJE FREKUENTUES I KETI HOTELI.... ZOTI NA KA RUAJTUR....

    Përgjigju
  • Juri: 08/08/2020 10:15

    Hajde shko po deshe me pushime nëpër hotelet e Shqipërisë. Mirë që lajnë haqet me njëri tjetrin por ckusur kanë pushuesit.

    Përgjigju
    • Pjote: 08/08/2020 13:33

      Ky ka ndryshu mbiemnin,Quhet me mbiemer Cekici,nuk e di a e ka gjak ate mostren qe masakroi nanen,por nje gje osht e sigurt.Ka vella ate qe nmu perfol qe shiste mish Ariu ne restotantin e tij,dhe jon nga nje fshat,Buçimas,ku nga 97 e ketej ka shyme te vram ne krahasim me fshatrat e tjera te atij qyteti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?