Gjatë orëve të para të mëngjesit është qëlluar me armë në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht.
Sipas informacioneve për "Report Tv", janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.
Hoteli rezulton në pronësi të Emanuela Muçllari, bashkëshortes së Jetmir Muçllarit, i cili është ortak në këtë biznes.
Burime bëjnë me dije se Jetmir Muçllari ka pasur konflikte të mëparshme, pasi i ka shpëtuar një atentati në vitin 2013. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
2 atentate në 7 ditë ndaj pronarit të 'Volorekës', shënjestra ishte djali i Jetmir Muçollarit/ 'I denoncova me emra, por u përkrahën nga policia' (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al