Kronikë

Flet vëllai i 56-vjeçarit të vrarë në Fier: Kisha 2 vite pa folur, nuk e linte gruaja (VIDEO)

24 Korrik, 18:27| Përditesimi: 24 Korrik, 18:58

  • Share

 

Fier - Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm pas vrasjes së Anesti Rama, që u mbyt me tel nga vajza e tij.

Vëllai i të ndjerit, Ferdinant Rama, ka thënë për gazetarët se kishte më shumë se 2 vite që nuk fliste me vëllain, pasi sipas tij, bashkëshortja e të ndjerit, Valbona Rama, nuk e lejonte.

Ai thotë se vëllai i tij kishte shumë konflikte me bashkëshorten.

“E kemi ditur dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni dhe mbajeni ju, merrni pensionin e bëni çfarë të doni, unë nuk e dua. Çifti ka dy fëmijë, dy vajza. Unë e mësova nga kunata, lajmëroi gruan time e mori në telefon edhe tha që ka vdekur Anesti. Kam rreth 2 vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë, se nuk na linte ajo të llafoseshim. E dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllain tjetër, i them si është Anesti”, tregoi ai.

56-vjeçari Anesti Rama u vra me mbytje nga vajza e tij Ermalinda Rama 26 vjeç. Krimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës para mesnate dhe u tentua të fshihej si aksidentale, por ngjarja u zbulua sot. Vajza u arrestua, ndërsa e shoqëruar mbahet edhe nëna e saj pasi dyshohet si bashkëpunëtore.

Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.


Lajmi kryesor:

Fier/ Vajza vret babain duke e mbytur me tel, arrestohet dhe pranon krimin: Ishte fanatik! Bashkëpunëtore edhe mamaja (EMRAT+VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?