Hansi Flick, trajneri i Barcelonës

Sport

Flick para Interit: Të shijojmë gjysmëfinalen, Lewa e nis nga stoli

6 Maj, 16:08| Përditesimi: 6 Maj, 16:11

  • Share


Hansi Flick, trajneri i Barcelonës foli në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Interit. Sot në 21:00 në Milano luhet akti i dytë që vendos një biletë për në finalen e Munichut, me përballjen e parë që ishte spektakolare dhe u mbyll 3-3. Te Barça rikthehet nga dëmtimi Lewandowski, që do e fillojë ndeshjen nga stoli.

“Kur filloi sezoni, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të bënim. Deri tani kemi fituar dy trofe dhe po vijnë javët më të rëndësishme. Në këtë nivel është normale që të jetë kështu. Ekipi duhet të arrijë sukseset duke punuar në grup. Dua që të bëjnë klubin dhe tifozët krenarë.

Kemi analizuar gjithçka nga ndeshja e parë. Në goditjet standarde duhet të mbarohemi më mirë. Lewandowski do e nisë ndeshjen nga stoli. Nëse do kemi nevojë për ndihmën e tij, do e aktivizojmë.

Kemi lojtarë të jashtëzakonshëm në ekip dhe Yamal është njëri prej tyre. Ajo që ai bën me topin është e pabesueshme, duke dhënë çdo pasim të saktë. Çdo lojtar përmirësohet pas ndeshjeve që luan. Jemi në gjysmëfinale dhe duhet ta shijojmë këtë. Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë. Interi ka një skuadër të shkëlqyer dhe disa lojtarë të fortë”, u shpreh Flick.


Lajmi kryesor:

Ndeshja e parë përfundoi 3-3, sot Interi pret Barcelonën për biletën e finales! Lautaro bashkohet me grupin, rikthehet Lewa


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?