ilustruese

Bota

Flota humanitare “Global Sumud” 120 milje larg Gazës, marina izraelite niset drejt tyre

1 Tetor, 11:26| Përditesimi: 1 Tetor, 11:31

  • Share

1759311035_flotilla.JPG

Flota Humanitare ndërkombëtare "Global Sumud" me në bord aktivistë propalestinezë, ndodhet shumë pranë kufirit ku Izraeli ka vendosur bllokadën detare të paligjshme. Nga anijet e Flotiljes shpjegohet se "rreth 120 milje detare larg Gazës, konvoji humanitar do të shoqërohet nga ekspertë ndërkombëtarë në fushën ligjore dhe detare". Ndërkohë, një anije e Marinës izraelite është nisur pak më parë nga porti i Ashdodit. Ajo mund të arrijë në zonën kritike dhe të ndeshet me Flotiljen rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Sakaq, natën e kaluar, anije luftarake izraelite kryen manovra të rrezikshme dhe frikësuese kundër anijeve Alma dhe Sirius të flotiljes. Anijet luftarake ndërprenë komunikimet, rrethuan në mënyrë agresive mjetet civile dhe detyruan kapitenët të kryenin manovra të befta shmangëse për të evituar përplasjen. Këto veprime armiqësore, shtojnë ata, "kanë vënë në rrezik serioz civilë të paarmatosur nga më shumë se 40 vende të botës". Pavarësisht këtyre agresioneve të pamatura, Flotilja mbetet e palëkundur dhe vazhdon rrugën me vendosmëri. Duke transportuar ushqime dhe ilaçe urgjentisht të nevojshme, pjesëmarrësit theksojnë se janë vullnetarë humanitarë paqësorë që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare për të sfiduar bllokadën e paligjshme të Gazës nga Izraeli dhe për të dërguar ndihma për një popullsi që po përballet me uri dhe gjenocid.

 


Lajmi kryesor:

Gaza/ 51 të vrarë në orët e fundit! Flota humanitare 'Global Sumud ' afër enklavës, aktivistët me Greta Thunberg ndalohen nga forcat izraelite


A.I/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?