Grupi terrorist palestinez Hamas është ende duke diskutuar qëndrimin që do të mbajë ndaj planit të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Zyrtarë të lartë të lëvizjes e kanë cilësuar si “të padrejtë dhe të njëanshëm” atë, por që do të shqyrtohet “me pozitivitet absolut”. Këtë e raporton gazeta saudite Asharq al-Ausat, duke cituar burime nga grupi i armatosur.
Burime nga Hamasi janë ankuar se plani i Shteteve të Bashkuara i jep Izraelit liri të madhe për të vendosur ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese. Sipas tyre, grupi mund të propozojë disa ndryshime të vogla që lidhen me lirimin e pengjeve izraelite dhe nxjerrjen e trupave të pajetë.
Gjithashtu, burimet thonë se afati 72-orësh i propozuar nga Trump për shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë është i parealizueshëm, dhe se do të merret më shumë kohë. Ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia i kanë bërë presion Hamasit të përgjigjet brenda dy ditësh, megjithatë grupi terrorist këmbëngul se nuk është i detyruar të respektojë një afat kohor.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit 51 persona raportohet se kanë humbur jetën nga sulmet. IDF ka paralajmëruar popullsinë në qytetin e Gazës se rruga bregdetare Rashid do të mbyllet në veri drejt qytetit nga ora 12:00. Udhëtimi drejt jugut do të lejohet dhe do të vazhdojë pa inspektim të ushtrisë. Sipas vlerësimeve, deri më tani, mbi 800,000 njerëz janë larguar nga qyteti i Gazës.
Në anën tjetër situata duket e tensionuar në det, ku flota humanitare "Gobal Sumud" është shumë afër brigjeve të gazës me 40 anijet e saj të cilat kanë hyr në perimetrin e rrezikut 120 milje detare larg. Aktivistët shprehën shqetësimin e tyre herët të mërkurën se në agim një anije ushtarake izraelite iu afrua duke ngjallur panik tek ta.
Mediat raportojnë se një tjetër anije e marinës izraelite po i afrohet grupit me aktivistë dhe ndihma, duke theksuar se izraeli nuk do të lejojë hyrjen e tyre në gaza për të shpërndarë ndihma.
Udhëtimi i nisur nga Barcelona i aktivistëve ka përfshirë edhe politikën. Në Itali Giorgia Meloni ka këshilluar aktivistët italianë së bashku me një senator që ndodhet në bord të mos këmbëngulin për udhëtimin e tyre të rrezikshëm pasi ndihmat mund të shpërndahen në korridoret e tjera të lejuara.
Të martën Izraeli pretendoi se ka gjetur dokumenta në Gaza që lidhin organizatën globale me aktivistë se është e lidhur me Hamasin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që forcon ndjeshëm angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Katarit me një garanci sigurie të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s. Kështu raporton Axios, duke shtuar se SHBA do konsiderojnë që çdo sulm në territorin e Katarit, do të konsiderohet si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara.
"Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë çdo sulm të armatosur ndaj territorit, sovranitetit ose infrastrukturës kritike të Shtetit të Katarit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Në rast të një sulmi të tillë, Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjitha masat e ligjshme dhe të përshtatshme, duke përfshirë ato diplomatike, ekonomike dhe, nëse është e nevojshme, ushtarake, për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të Shtetit të Katarit dhe për të rivendosur paqen dhe stabilitetin", thuhet në urdhër.
Hamasi dëshiron të ndryshojë disa klauzola në planin e Donald Trump për Gazën, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çarmatimin. Kështu deklaroi një burim palestinez pranë udhëheqjes së lëvizjes për AFP. Negociatorët nga lëvizja islamiste zhvilluan bisedime dje në Doha me ndërmjetësues nga Katari dhe Egjipti, si dhe zyrtarë turq, tha burimi, duke shtuar se Hamasit i duhen "maksimumi dy ose tre ditë" për t'u përgjigjur.
Sipas burimit, Hamasi dëshiron të ndryshojë disa klauzola, siç është ajo për çarmatimin dhe dëbimin e zyrtarëve të tij nga territori. Udhëheqësit e Hamasit gjithashtu duan "garanci ndërkombëtare" se Izraeli do të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës dhe se nuk do të ketë më vrasje brenda ose jashtë territorit. Një burim tjetër pranë negociatave i tha AFP-së se "ka dy mendime brenda Hamasit" në lidhje me planin e SHBA-së.
"I pari mbështet miratimin pa kushte, pasi përparësia është një armëpushim brenda kuadrit të garancive të dhëna nga Trump, me ndërmjetës për të siguruar zbatimin e planit nga Izraeli. E dyta, shpreh rezerva serioze në lidhje me klauzolat kryesore, duke refuzuar çarmatimin dhe dëbimet. Ajo favorizon miratimin me kusht, me sqarime që pasqyrojnë kërkesat e Hamasit dhe lëvizjeve të rezistencës. Hamasi dhe lëvizjet duan një armëpushim të menjëhershëm, por jo me koston e kompromentimit të parimeve themelore kombëtare", theksoi burimi.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se u detyrua të pezullojë përkohësisht aktivitetet e tij në Qytetin e Gazës për shkak të operacioneve të intensifikuara ushtarake izraelite.
"Dhjetëra mijëra njerëz po përballen me kushte të tmerrshme humanitare. Intensifikimi i operacioneve ushtarake në Qytetin e Gazës e ka detyruar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) të pezullojë përkohësisht operacionet në zyrën e tij në Qytetin e Gazës dhe të zhvendosë stafin në zyrat e KNKK-së në Gazën jugore për të siguruar sigurinë e stafit dhe vazhdimësinë operacionale", thuhet në deklaratë.
Izraeli thuhet se po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit, sipas gazetës izraelite Maariv, e cila dëgjoi dëshminë e një zyrtari të lartë të IDF-së. "Ne po monitorojmë dhe ndjekim atë që po ndodh në të gjithë Lindjen e Mesme dhe atë që po bëhet në Iran", tha zyrtari, duke shtuar se "si Izraeli ashtu edhe Irani janë të angazhuar në një garë armatimesh dhe po mësojnë. Ne po përgatitemi për një numër skenarësh dhe mundësish, njëri prej të cilëve është se mund të detyrohemi të ndërhyjmë përsëri kundër Iranit".
Grupi terrorist palestinez Hamas është ende duke diskutuar qëndrimin që do të mbajë ndaj planit të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, një plan që zyrtarë të lartë të lëvizjes e kanë cilësuar si “të padrejtë dhe të njëanshëm”, por që do të shqyrtohet “me pozitivitet absolut”. Këtë e raporton gazeta saudite Asharq al-Awsat, duke cituar burime nga grupi i armatosur që është në pushtet në Gaza.
Plani i presidentit amerikan Donald Trump, i shpallur të hënën në Uashington, parashikon tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe çarmatim të aftësive ushtarake të Hamasit. Pika më e ndjeshme për Hamasin, sipas gazetës, është kërkesa për çarmatim, që mbetet një vijë e kuqe për grupin.
Burime nga Hamasi janë ankuar se plani i Shteteve të Bashkuara i jep Izraelit liri të madhe për të vendosur ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese. Sipas tyre, grupi mund të propozojë disa ndryshime të vogla që lidhen me lirimin e pengjeve izraelite dhe nxjerrjen e trupave të pajetë, duke përmendur vështirësitë logjistike për të rikuperuar trupat nën rrënojat e shkaktuara nga sulmet ajrore.
Gjithashtu, burimet thonë se afati 72-orësh i propozuar nga Trump për shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë është i parealizueshëm, dhe se Hamasi kërkon më shumë kohë.
Që kur ka marrë planin, Hamasi ka zhvilluar takime gjatë natës dhe e ka shpërndarë dokumentin edhe tek fraksione të tjera palestineze, sipas burimeve. Ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia i kanë bërë presion Hamasit të përgjigjet brenda dy ditësh, megjithatë Hamasi këmbëngul se nuk është i detyruar të respektojë një afat kohor.
Flota Humanitare ndërkombëtare "Global Sumud" me në bord aktivistë propalestinezë, ndodhet shumë pranë kufirit ku Izraeli ka vendosur bllokadën detare të paligjshme. Nga anijet e Flotiljes shpjegohet se "rreth 120 milje detare larg Gazës, konvoji humanitar do të shoqërohet nga ekspertë ndërkombëtarë në fushën ligjore dhe detare". Ndërkohë, një anije e Marinës izraelite është nisur pak më parë nga porti i Ashdodit. Ajo mund të arrijë në zonën kritike dhe të ndeshet me Flotiljen rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Sakaq, natën e kaluar, anije luftarake izraelite kryen manovra të rrezikshme dhe frikësuese kundër anijeve Alma dhe Sirius të flotiljes. Anijet luftarake ndërprenë komunikimet, rrethuan në mënyrë agresive mjetet civile dhe detyruan kapitenët të kryenin manovra të befta shmangëse për të evituar përplasjen. Këto veprime armiqësore, shtojnë ata, "kanë vënë në rrezik serioz civilë të paarmatosur nga më shumë se 40 vende të botës". Pavarësisht këtyre agresioneve të pamatura, Flotilja mbetet e palëkundur dhe vazhdon rrugën me vendosmëri. Duke transportuar ushqime dhe ilaçe urgjentisht të nevojshme, pjesëmarrësit theksojnë se janë vullnetarë humanitarë paqësorë që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare për të sfiduar bllokadën e paligjshme të Gazës nga Izraeli dhe për të dërguar ndihma për një popullsi që po përballet me uri dhe gjenocid.
Komente
