Situata në Gaza

Bota

Plani i Trump për Gazën, media: Hamasi dëshiron ndryshime në klauzolën e çarmatimit dhe dëbimit të anëtarëve të tij

1 Tetor, 14:37| Përditesimi: 1 Tetor, 14:43

  • Share

1758127773_gaza.jpg

Hamasi dëshiron të ndryshojë disa klauzola në planin e Donald Trump për Gazën, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çarmatimin. Kështu deklaroi një burim palestinez pranë udhëheqjes së lëvizjes për AFP.  Negociatorët nga lëvizja islamiste zhvilluan bisedime dje në Doha me ndërmjetësues nga Katari dhe Egjipti, si dhe zyrtarë turq, tha burimi, duke shtuar se Hamasit i duhen "maksimumi dy ose tre ditë" për t'u përgjigjur. 

Sipas burimit, Hamasi dëshiron të ndryshojë disa klauzola, siç është ajo për çarmatimin dhe dëbimin e zyrtarëve të tij nga territori. Udhëheqësit e Hamasit gjithashtu duan "garanci ndërkombëtare" se Izraeli do të tërhiqet plotësisht nga Rripi i Gazës dhe se nuk do të ketë më vrasje brenda ose jashtë territorit. Një burim tjetër pranë negociatave i tha AFP-së se "ka dy mendime brenda Hamasit" në lidhje me planin e SHBA-së.

"I pari mbështet miratimin pa kushte, pasi përparësia është një armëpushim brenda kuadrit të garancive të dhëna nga Trump, me ndërmjetës për të siguruar zbatimin e planit nga Izraeli. E dyta, shpreh rezerva serioze në lidhje me klauzolat kryesore, duke refuzuar çarmatimin dhe dëbimet. Ajo favorizon miratimin me kusht, me sqarime që pasqyrojnë kërkesat e Hamasit dhe lëvizjeve të rezistencës. Hamasi dhe lëvizjet duan një armëpushim të menjëhershëm, por jo me koston e kompromentimit të parimeve themelore kombëtare", theksoi burimi. 


Lajmi kryesor:

Gaza/ 51 të vrarë në orët e fundit, Hamasi e quan planin e Trump të njëanshëm! Flota humanitare 'Global Sumud ' afër enklavës, Marina izraelite niset drejt saj


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen, si e vlerësoni?