Ka nisur në portin e Vlorës fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve për të kaluar pushimet verore në vendin e tyre. Rreth dy mijë pasagjerë dhe 300 automjetet kanë zbarkuar nga dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë. Drejtoria e Policisë Kufitare të Vlorës ka marrë masat duke shtuar sportelet për pritjen e pasagjerëve por dhe për mos të pasur vonesa në kontrollin e dokumentacioneve, nga pesë sportele që janë gjatë vitit , në sezonin veror sportelet dyfishohen duke shkuar në dhjetë, por edhe punonjësit e policisë .
Emigrantët shprehen se janë të lumtur që pushimet do ti kalojnë në vendlindje, por ka dhe shumë qytetarë Italianë që dhe ata do të pushojnë në Shqipëri dhe kryesisht në plazhet e qytetit të Vlorës.
“Kam ardhur këtu për të gjetur një doktor , për të caktuar një takim për një vizitë për dhëmbët”, thotë një pushues italianë
“Është hera e parë që vijë në Shqipëri, për pushime, për 7 ditë”, shprehet një qytetar.
“Një javë pushime që në Shqipëri , është hera e dytë që vijë në Vlorë, unë ndihme shumë mirë këtu”, tha një tjetër pushues.
Ndërkohë, ndërtimi i terminalit të ri në Portin e Vlorës ka shkurtuar ndjeshëm qëndrimin në radhë me orë për emigrantët gjatë kontrollit të dokumentacioneve dhe të bagazheve,Shefi i përpunimit Festim Skëndaj shprehet se porti detar i Vlorës eshte me të njëjtat shifra hyrje edhe dalje si viti 2019.
Sipas Skëndajt, korriku i vitit 2022 ka arritur në shifrat e 16 mijë pasagjerëve njësoj sa viti 2019, ndërsa duke e krahasuar me një vit më parë këto shifra janë katër herë më të larta Një vit më parë hyrjet gjatë korrikut arritën në 4 mijë shumë më pak se këtë vit. Sipas Skëndajt, pritshmëritë për këtë sezon veror janë tepër pozitive në vazhdim, kjo pasi fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit sipas tij pritet të ketë fluksin më të lartë.
Për sajë përket përballimit të fluksit përgjatë muajt korrik porti i Vlorës ka marr masat në menaxhimin e situatës duke vendosur të gjithë kapacitete e punonjësve në funksion të udhëtarëve të cilët vijnë dhe dalin çdo ditë nga ky port.
“Po të shohim realitetin e këtij muaj me korrikun e 2019 jemi në ato të dhëna. Fundjavave deri më sot kanë hyrë rreth 3500 pasagjerë, që vijnë për pushime, ndërsa si muaj korrik, krahasuar me vitin e kaluar, kemi pasur dalje 1780 pasagjerë gjithsej, ndërsa deri në këto momente që nuk kemi dalje deri në 5500, gati më tepër se 3-fishi, vetëm 3 ditët e fundit kanë hyrë në portin e Vlorës 3500 pasagjerë, vetëm sot 1500 pasagjerë. Hyrje dalje janë gati 3, 4 herë më shumë se vjet, kjo për shkak të kufizimeve që ka pasur”, shprehet Skëndaj.