LEZHË- Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh në Rrugën e Kombit, nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës.
Dyndja e pushuesve nga Kosova drejt bregdetit të veriut ka krijuar radhë të gjata që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Për të përshkuar vetëm 17 kilometra rrugë, qytetarët thonë se u duhet të presin deri në tre orë, duke e cilësuar situatën të papranueshme, pasi pushimet po kthehen në makth për ta.
Trafiku i rënduar ka shoqëruar Rrugën e Lezhës që prej nisjes së sezonit turistik, por situata është përkeqësuar edhe më shumë pas mbylljes së urës së Milotit në fund të korrikut, për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar.
Ndërkohë, Policia Rrugore është vendosur në disa prej pikave më problematike, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, por qytetarët kërkojnë një zgjidhje afatgjatë.
Komente

Ka vite qe eshte keshtu dhe ky problem eshte shprehur disa here por si duket nuk i intereson askujt. Deri sa te zgjidhet nuk vijme me ne Shqiperi.
PërgjigjuVetem rri aty ku je. Nuk e ke detyrim ligjor me shku ne deti.