Kalimi në kufirin greko-shqiptar po shoqërohet me vonesa të gjata, si në pikën e kalimit të Mavromatit, ashtu edhe në atë të Qafë Botës.
Nga pala greke, drejt Mavromatit, radhët e automjeteve arrijnë deri në 2 kilometra, me pritje që shkon deri në 3 orë, ndërkohë që temperaturat e larta po e bëjnë situatën të padurueshme për udhëtarët.
Edhe në Qafë Botë trafiku është i ngarkuar, me mjete që presin për të kaluar kufirin drejt Greqisë. Pala shqiptare në Qafë Botë po punon me tre sportele, ndërsa pala greke me dy, gjë që po ngadalëson ndjeshëm ritmin e kalimit.
Komento
Komente
