Sociale

Fluks turistësh në Vlorë: 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete mbërrijnë nga Brindisi (VIDEO)

1 Gusht, 19:58| Përditesimi: 1 Gusht, 20:02

  • Share

Muaji gusht ka nisur me rritje të ndjeshme të hyrjeve turistike në Portin e Vlorës. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, dy tragetet e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë kanë transportuar gjithsej 1,400 pasagjerë dhe 376 automjete drejt bregdetit shqiptar.

Autoritetet portuale kanë vënë në punë 10 sportele për të përshpejtuar procesin e përpunimit të dokumentacionit dhe kontrollit kufitar, duke shmangur radhët dhe vonesat.

Ky fluks konfirmon pritshmëritë për një sezon veror të suksesshëm dhe Vlorën si një nga destinacionet më të preferuara turistike të këtij viti.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?