Porti detar i Vlorës është përballu me fluks këtë verë, ku janë regjistruar 2 mijë pasagjerë më tepër në hyrje përgjatë muajt korrik në krahasim me një vit më parë. Ndërsa për të përballuar fluksin janë vendosur në funksion tre tragete të linjës Vlorë-Brindisi. Për të përballuar fluksin janë vendosur në gatishmëri të gjitha sportelet, në varësi të hyrjeve të çdo ditë.
“Janë tre tragete që po punojnë aktualisht me tri linja, ka ndihmuar në fluksin e pasagjerëve. Është shtuar linja që vjen në 5 pasdite. Njëra punon në mëngjes, trageti tjetër niset nga Brindisi në 15 dhe vjen në 5 të pasdites dhe niset sërish në 12 të darkës. Fundjava është gjithmonë më e ngarkuar”, thotë Festim Skëndaj.
Shefi i përpunimit të të dhënave në portin e Vlorës, Festim Skëndaj, konfirmon se jo vetëm hyrjet por edhe daljet nga porti detar janë më të shumta se 1 vit më parë. Skëndaj thotë gjithashtu se edhe numri i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve, si në hyrje por edhe në dalje më shumë se 1 vit më parë
“Në krahasim me vitin e kaluar ne jemi më lart, rreth 10-15%. Po të shohim korrikun e viti të kaluar kemi pasur 17 mijë hyrje, ndërsa këtë vit janë 19 mijë hyre. Po kështu edhe dalje, nëse korrikun e kaluar ishin rreth 7 mijë dalje, këtë vit janë 9600. Tendenca është në rritje. Po kështu edhe mjetet që vijnë turistët. Këtë vit kanë hyrë për muajin korrik 4 mijë nga 3 mijë që ishin vitin e kaluar”, tha ai.
Festim Skëndaj tregon se ka patur takime mes përfaqësuesve të institucioneve, përfaqësuesve të firmës së ndërtimit të portit të jahteve dhe operatorëve turistik për të mos penguar transportin e pasagjerëve. Sipas Skëndajt disa punime për realizimin e këtij projekti janë pezulluar përgjatë sezonit veror.