Porti i Vlorës ka shënuar një ditë me fluks të lartë udhëtarësh, teksa 898 pasagjerë kanë mbërritur nga Italia përmes dy trageteve që operojnë në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë.
Ky numër i konsiderueshëm vjen gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit, që përkon me më shumë emigrantë dhe turistë që vijnë në vend.
Ky trend dëshmon rritjen e ndjeshme të lëvizjes dhe interesit për zonën, si për qëllime turistike, ashtu edhe për rikthim sezonal të emigrantëve shqiptarë.
Komento
Komente
