Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë

20 Korrik, 17:34| Përditesimi: 20 Korrik, 17:41

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në pikën doganore të Muriqanit, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.

Duke i shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17587 qytetarë si dhe 5263 mjete.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?