Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për fluksin e ndërtimeve në Tiranë për të cilat tha se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.
“Dy të tretat e stafit janë indianë tek punimet e piramidës. Janë indianë që po punojnë, të huaj sepse kontraktorët nuk po përballojnë dot. Ka një boom të ndërtimeve në Tiranë dhe një sërë punonjësish po vijnë nga Turqia dhe Nepali. Ka aq shumë vende pune sa po marrin punonjës nga shtete të huaja. Do duhet të pranojmë edhe ne siç ishim ne që shkonim e punonim në vende të tjera, do vijnë të tjerët tek ne”-tha Veliaj.
Lajmi kryesor:
Veliaj në Report Tv: Trafiku në Tiranë do lirohet pas përfundimit të ‘Unazës së Madhe’! Punimet u bllokuan nga opozita! Fluks ndërtimesh? Kryebashkiaku: 25% blihen nga të huajt
B.V//ReportTv.al