Veliaj në Report Tv: Trafiku në Tiranë do lirohet pas përfundimit të ‘Unazës së Madhe’! Punimet u bllokuan nga opozita! Fluks ndërtimesh? Kryebashkiaku: 25% blihen nga të huajt

2 Shkurt 2023, 20:42| Përditesimi: 2 Shkurt 2023, 22:52

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV ku ka folur mbi atë çfarë është bërë gjatë dy mandateve të tij dhe akuzat e opozitës mbi fluksin e ndërtimeve në kryeqytet. I pyetur për mundësinë që trafiku në kryeqytet të lehtësohej, Veliaj tha se me përfundimin e punimeve në Unazën e Madhe, do të kishte një lehtësim të madh të qarkullimit. Veliaj u shpreh se deri tani është përfunduar vetëm gjysma e punës ndërsa akuzoi opozitën si “autore të bllokimit” pasi sipas tij kanë vonuar me 3 vite punimet. 

"Debati kryesor që kemi me kundërshtarët tanë ka të bëjë me kulturën e bllokimit konstant të punëve të Tiranës. Ne sot do të ishim në një situatë ku duhej të kishte mbaruar Unaza. Sot kemi bërë vetëm gjysmën e Unazës, pra nga sheshi “Shqiponja”, deri në Farkë të Madhe. Këtë pranverë fillojnë të 7 lotet. Sepse ato duhen edhe shpronësuar. Ne kemi mbaruar deri në Farkë të Madhe dhe ndërkohë po vazhdon pjesa e Paskuqanit. Ka pasur më pak ndërtime buzë lumit dhe kostoja e shpronësimit është më e lirë, se është një tjetër zona kadastrale ana e Kamzës dhe tjetër e Tiranës. Po kur mendon që humbëm për një segment 3 vjet, kjo do të thotë se kritikët tanë, sidomos kur janë kritikë politikë, duhet të tregojnë kujdes sepse ishin autorët e bllokimit"-tha kryebashkiaku. 

Duke iu referuar fluksit të ndërtimeve në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës thotë se po punësohen emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia për shkak se kontraktorët nuk po mundin të përballojnë kërkesën për punëtorë.

Sa i takon fluksit të madh të ndërtimeve dhe akuzave të opozitës për ndërtimin e kullave nga persona të inkriminuar që duan të pastrojnë paratë e pista, kryebashkiaku u përgjigj duke thënë se në gjithë Tiranën janë në total 20 kulla dhe 12 prej tyre po ndërtohen aktualisht. Ai shtoi se në tetë vite bashkia ka dhënë vetëm 1056 leje ndërtimi, ndryshe nga administrata e kaluar e cila sipas tij jepte leje ndërtimie vetëm për një grup personash.

“Janë 1056 leje, nga të cilat vetëm 30% janë ndërtesa. 4 deri në 12-kate. Pra në gjithë këto vite, vetëm 30% janë të tilla. Për të rregulluar çatinë dikush do leje, për të bërë një pergolat do leje, për të bërë një mur rrethues do leje. Pra këtu futen të gjitha lejet. 1028 leje, janë marrë nga 991 subjekte. Pra në dallim nga administrata që gjetëm, ku vetëm 3-4 veta ndërtonin, ne së pari kemi një diversitet subjektesh, pra 1000 e ca leje për 991 subjekte. Vetëm 1/3 janë ndërtime të reja, të tjerat janë riparime, sistemime, çati, nga këto të tërmetit, një pjesë e madhe janë punë publike”, tha ai. 

Ai foli edhe për apartamentet e reja duke sqaruar se Tirana i kishte të domosdoshme të paktën 8 mijë të tilla duke qenë se çdo vit kryeqyteti rritet me 20-25 mijë banorë. Sipas tij 25% e apartamenteve, blihen nga të huaj ose shqiptarë të cilët vijnë nga jashtë vendit. Por shtoi se banorët autoktonë do të shpërblehen me banesa të reja më moderne dhe të forta.

Për Veliajn, akuzat e Partisë së Lirisë për landfillin e Tiranës sa i takon djegies së mbeturinave, janë të pabaza pasi siç u shpreh ai, detyra e tij si kryetar bashkie është të kryejë pastrimin e qytetit dhe të dërgojë plehrat në landfill. Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës paguan vetëm shërbimin dhe jo investimin, duke theksuar se taksa e pastrimit nuk ka ndryshuar, pavarësisht rritjes së shërbimit.

“Detyra ime është të pastroj Tiranën. Kontrata kërkon që Bashkia e Tiranës, e cila nuk është autoritet kontraktor, por një nga 5 klientët, të çoje plehrat ne landfill. Unë si kryetar bashkie gjeta propozimin e LSI-së dhe PD-së, kur Luli dhe Monika drejtonin Bashkinë e Tiranës - Luli ishte kryetar dhe Petrit Vasili nënkryetar, kurse në koalicionin e madh ishte Ilir Meta me Sali Berishën - ky propozim e kishte tarifën 36-37 dollare për të bërë të njëjtën gjë. Bashkia tani e bën me 1/3 e tarifës. Nuk ka arritur taksat e pastrimit, fare. Merre faturën që ke pasur dhe faturën tani, ke të njëjtën taksë pastrimi. Bashkia e Tiranës i çon dhe i peshon aty. Nuk ka paguar Bashkia e Tiranës investime. Ne paguajmë vetëm për ton, ne paguajmë një shërbim. Detyra e kryetarit të Bashkisë është të pastrojë qytetin dhe të lërë plehrat te dera. I lëmë të dera e atij autoriteti që është përzgjedhur nga ministrat e asaj kohe, që kanë qenë të LSI-së. Që LSI i bie mbrapa plehrave është një gjë që LSI e ben rëndom.  u shpreh Veliaj në Real Story.

Kryebashkiaku i Tiranës foli edhe për akuzat e opozitës për takimin e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin e lartë të FBI-së i cili tashmë ndodhet nën hetim në SHBA. Ai theksoi se detyra ia dikton që Rama është të takohet me zyrtarë të lartë dhe jo të mbajë përgjegjësi për veprimet që këta të fundit kryejnë pas disa vitesh.

Ora 22:06
Takimi i Ramës me McGonigal, Veliaj: Kryeministrat takohen me zyrtarë të lartë, nuk mbajnë përgjegjësi për shkelje që bëjnë këta persona

I ftuar në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për kallëzimet e bëra për 21 janarin dhe akuzat e opozitës për takimet e kryeministrit, Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së.

Ai tha se Rama nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet që bëjnë më tej persona të cilët i takon. Ndërsa shtoi se takimi i Ramës me McGonigal nuk mund të krahasohet aspak me ngjarjen e 21 janarit ku vdiqën 4 persona.

“Një nga zyrtarët që mund të kemi takuar mund të ketë degraduar dhe të ketë bërë gabimet e veta. Kryeministrat takojnë zyrtarë të lartë. Dhe neve puna na e cakton një gjë të tillë.  Po të jetë ky mëkati më i madh i Edi Ramës, ai qenka qelibar. Nëse kjo është akuza më e madhe që i bëjnë atij, të dish ti sesi do sillet një njeri pas disa viteve është pa kuptim. Kurse kjo tjetra është për plumba dhe viktima. Të krahasosh natën e zezë të vrasjeve me ditën kur janë takuar zyrtarë të lartë është vërtet të tallesh me inteligjencën e njerëzve”- u shpreh Veliaj.

Ora 22:05
Landfilli i Tiranës, Veliaj: Bashkia paguan shërbimin, jo investimin! Tarifa që paguajmë sa 1/3 e vlerës së propozuar nga Berisha dhe Meta

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar procesin e pastrimit të Tiranës nga plehrat. Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës është një nga 5 klientët dhe jo autoritet konkrator. Ai shtoi se sot pastrimi bëhet kundrejt një shifre që përbën 1/3 e vlerës së propozuar nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha. 

“Secili duhet të mbajë përgjegjësinë për punën e tij. Unë jam kryetari i Bashkisë së Tiranës. Detyra ime është të pastroj Tiranën. Kontrata kërkon që Bashkia e Tiranës, e cila nuk është autoritet kontraktor, por një nga 5 klientët, të çoje plehrat ne landfill. Unë si kryetar bashkie gjeta propozimin e LSI-së dhe PD-së, kur Luli dhe Monika drejtonin Bashkinë e Tiranës - Luli ishte kryetar dhe Petrit Vasili nënkryetar, kurse në koalicionin e madh ishte Ilir Meta me Sali Berishën - ky propozim e kishte tarifen 36-37 dollare për të bërë të njëjtën gjë. Bashkia tani e bën me 1/3 e tarifes”, u shpreh Veliaj në Real Story.

Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës paguan vetëm shërbimin dhe jo investimin, duke theksuar se taksa e pastrimit nuk ka ndryshuar, pavarësisht rritjes së shërbimit.

“Nuk ka arritur taksat e pastrimit, fare. Merre faturën që ke pasur dhe faturën tani, ke të njëjtën taksë pastrimi. Bashkia e Tiranës i çon dhe i peshon aty. Nuk ka paguar Bashkia e Tiranës investime. Ne paguajmë vetëm për ton, ne paguajmë një shërbim. Detyra e kryetarit të Bashkisë është të pastrojë qytetin dhe të lërë plehrat te dera. I lëmë të dera e atij autoriteti që është përzgjedhur nga ministrat e asaj kohe, që kanë qenë të LSI-së. Që LSI i bie mbrapa plehrave është një gjë që LSI e ben rëndom. Se është metaforikisht apo fizikisht, ajo është një parti që plehrave i bie mbrapa. Se ndryshe nuk do kishte shpjegim që drejtuesit e asaj partie janë njerëzit më të urryer sot në të gjitha sondazhet. Këtu të paktën të gjithë sondazhet bien dakord. Një parti që ndërron emrin është si një ish trafikant droge që vjen në Shqipëri si investitor dhe merr një emër dhe identitet të ri. Një parti që nuk ka problem me pastërtinë nuk ka nevojë të ndërrojë emrin”, deklaroi ai.

Ora 21:54
Ndërtimi dhe çmimi i apartamenteve në Tiranë, Veliaj: Deri në 25% e tyre blihen nga të huajt! Banorët autoktonë kompensohen me shtëpi të reja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar çmimin e apartamenteve në Tiranë dhe nevojën për ndërtime të reja. Në një intervistë në Real Story, Veliaj sqaroi se në Tiranë vijnë mesatarisht 20-25 mijë veta duke krijuar nevojën për të paktën 8 mijë apartamente të reja. Ai shtoi se është detyrë e kryetarit të bashkisë të sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet. 

“Nëse vjen një italian dhe blen një apartament në Tiranë - njoh shumë prej tyre që kanë bërë investime - nuk është detyra e kryetarit të bashkisë t’i kontrollojë atij çantat, xhepat apo llogarinë bankare. Në Tiranë vijnë 20-25 mijë veta në vit. Nëse mesatarja e një familje është tre veta, i bie që Tirana ka nevojë për 8 mijë apartamente në vit. Detyra e kryetarit të bashkisë është sigurohet që kjo kërkesë të ketë ofertën e vet. Nëse për 8 mijë apartamente që kërkohen, Tirana do kishte vetëm 1 mijë, atëherë do kishte betejë 8 me 1 se kush do e marrë apartament ose do e merrte më i pasuri. Dhe 7 të tjerët nuk do vinin fare në Tiranë ose do fillonin të ndërtonin pa leje”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se 15-25% të apartamenteve blihen nga të huajt që vijnë në Tiranë, duke përmendur edhe shtetasit ukrainas që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës. Një tjetër kategori që ka kërkesë për të blerë apartamente në Tiranë, tha Veliaj, janë edhe emigrantët shqiptarë që përbëjnë ¼ të shitjes së banesave të reja. 

“Nga 8 mijë apartamente, 2 mijë apartamente, diku te 15-25% blihen nga shqiptarë ose nga të huaj. Kemi 1800 ukrainas sot në Tiranë. Jo të gjithë kanë ikur me leckat e trupit nga ajo situatë e vështirë. Pjesa më e madhe kanë transferuar para, bizneset e tyre, kanë ardhur këtu me familjet e tyre, i kanë regjistruar nëpër shkolla, kanë blerë apartamente. ¼ është ose shqiptarë që vijnë nga Italia, Greqia, Australia, Gjermania, Kanadaja, që vijnë këtu dhe nuk i marrin nga sistemi ynë bankar kreditë. Pra ai i merr nga banka e vet në Itali ose Angli. Ose nga kursimet poshtë dyshekut të tij”, deklaroi Veliaj.

Veliaj sqaroi se 30-35% e apartamenteve përllogaritet për banorët autoktonë, që kompensohen për banesat e vjetra me shtëpi të reja dhe shumë më të forta që zgjidh edhe problemin e kurorave brenda një familje. 

“Për sa kohë një pjesë vjen nga këto blerje, gjysma siç thonë dhe kritikët, vjen nga sistemi bankar, ja ku është 50%, dhe 30-35% janë tironsit që marrin në metra katrorë ish shtëpinë e tyre të qerpiçit. Ja ku u bënë 50 dhe 35, 85. Këto të paktën i pranojmë se këto i dimë se janë evidente. Në sistemin noterial 30-35% të çdo ndërtimi të ri e merr familja tironse që zgjidh dhe hallin e kurorave që ishin bërë palë-palë. Për sa kohë që kritikët e pranojnë që 50% vjen nga sistemi bankar, 30-35% vjen nga tironsit që marrin në natyrë shkëmbimin për tokën që kanë dhënë dhe shtëpinë e qerpiçit që kanë dhënë. Pjesa tjetër që shkon nga 15-20% në varësi të vitit vjen nga blerjet nga jashtë, në pjesën më të madhe emigrantët tanë dhe siç kemi parë dhe së fundmi dhe të huaj. Ja ku del llogaria e 100% të ndërtimit në Tiranë. Tani kam unë një pyetje për të gjithë ata që thonë lekët e drogës dhe krimit. Kush? Më thoni një emër dhe unë do shkoj me atë denoncues, ta bëj edhe unë denoncimin. Por të hedhësh baltë në një industri që po punëson njerëz dhe po i rrit vlerat këtij qyteti, më duket hipokrizi shumë e madhe”, tha ai.

Ora 21:34
Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20! Administrata e tyre jepte leje ndërtimi vetëm për 3-4 vetë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në tetë vite në Tiranë janë dhënë vetëm 1056 leje ndërtimi, ku vetëm 30 për qind janë godina 4-12 kate dhe pjesa tjetër janë riparime ose punë publike. Në një intervistë për Report TV, Veliaj tha se ndryshe nga administrata e kaluar, që ia jepte lejet e ndërtimit vetëm 3-4 vetave, tani ka një diversitet subjektesh.

“Janë 1056 leje, nga të cilat vetëm 30% janë ndërtesa. 4 deri në 12-kate. Pra në gjithë këto vite, vetëm 30% janë të tilla. Për të rregulluar çatinë dikush do leje, për të bërë një pergolat do leje, për të bërë një mur rrethues do leje. Pra këtu futen të gjitha lejet. 1028 leje, janë marrë nga 991 subjekte. Pra në dallim nga administrata që gjetëm, ku vetëm 3-4 veta ndërtonin, ne së pari kemi një diversitet subjektesh, pra 1000 e ca leje për 991 subjekte. Vetëm 1/3 janë ndërtime të reja, të tjerat janë riparime, sistemime, çati, nga këto të tërmetit, një pjesë e madhe janë punë publike”, tha ai. 

Kreu i Bashkisë sqaroi se në Tiranë janë vetëm 20 godina të larta. Veliaj nënvizoi se gjithnjë e më shumë qytetet po ndërtohen si zona policentrike.

“Kur thonë ata “na mbytën kullat”, bëhet fjalë për vetëm 12. Janë vetëm 12 ndërtesa, ose në total, përfshi edhe ato që ishin ndërtuar më përpara se unë të vija në Bashkinë e Tiranës, në total janë 20. Qytetet gjithmonë e më shumë po ndërtohen rreth lagjeve, në zona policentrike. Pra, zona e “5 majit” është konceptuar me këtë ide, të nje qyteti 15-minutësh. Pra, brenda një lagjeje ke edhe shkollën “Ardian Klosi”, do kesh edhe kishën, edhe xhaminë, do kesh edhe bankat, do kesh edhe shopping-un etj”, u shpreh Veliaj.

Ora 21:32
Fluksi i ndërtimeve në Tiranë, Veliaj: Kontraktorët nuk po e përballojnë dot, kanë marrë punonjës nga India dhe Nepali

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për fluksin e ndërtimeve në Tiranë për të cilat tha se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.

“Dy të tretat e stafit janë indianë tek punimet e piramidës. Janë indianë që po punojnë, të huaj sepse kontraktorët nuk po përballojnë dot. Ka një boom të ndërtimeve në Tiranë dhe një sërë punonjësish po vijnë nga Turqia dhe Nepali.  Ka aq shumë vende pune sa po marrin punonjës nga shtete të huaja. Do duhet të pranojmë edhe ne siç ishim ne që shkonim e punonim në vende të tjera, do vijnë të tjerët tek ne”-tha Veliaj.

Ora 21:11
Trafiku në Tiranë, Veliaj: Do lirohet ndjeshëm me punimet tek 'Unaza e Madhe'! Opozita i bllokoi për 3 vite

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh sot në studion e 'Real Story' në Report TV se përfundimi i Unazës së Madhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në kryeqytet. Veliaj tha në një intervistë në Report tv, se nëse opozita nuk do ta kishte bllokuar për tre vite këtë projekt, puna do të kishte ecur më shpejt.

“Debati kryesor që kemi me kundërshtarët tanë ka të bëjë me kulturën e bllokimit konstant të punëve të Tiranës. Ne sot do të ishim në një situatë ku duhej të kishte mbaruar Unaza. Sot kemi bërë vetëm gjysmën e Unazës, pra nga sheshi “Shqiponja”, deri në Farkë të Madhe. Këtë pranverë fillojnë të 7 lotet. Sepse ato duhen edhe shpronësuar. Ne kemi mbaruar deri në Farkë të Madhe dhe ndërkohë po vazhdon pjesa e Paskuqanit. Ka pasur më pak ndërtime buzë lumit dhe kostoja e shpronësimit është më e lirë, se është një tjetër zona kadastrale ana e Kamzës dhe tjetër e Tiranës. Po kur mendon që humbëm për një segment 3 vjet, kjo do të thotë se kritikët tanë, sidomos kur janë kritikë politikë, duhet të tregojnë kujdes sepse ishin autorët e bllokimit. Ndërkohë që, unë besoj se do të lirohet ndjeshëm trafiku, siç është liruar trafiku te zona duke filluar nga “Shqiponja” tek “Astiri” në drejtim të Lundrës dhe deri në Farkë. Pra, gjithë pjesa lindore e Tiranës është liruar ndjeshëm. Ne kemi vetëm një segment në pjesën lindore të Tiranës, që është segmenti i “Rrugës së Elbasanit”, zgjidhja për këtë është heqja e terminalit të përkohshëm të autobusëve. Ne kemi filluar përgatitjet për terminalin e ri në Lundër dhe do të zhbllokohet edhe ajo nyje”, tha Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 03/02/2023 08:18

    Sa here qe kthehem ne Tirane cdo vit shoh ndryshime aq te medha saqe gjithmone e ngaterroj ndonje kthese apo dalje unaze. Problemi eshte qe keto ndryshime jane vetem per te shtuar kaosin e trafikut dhe jo per ta zgjidhur. Te kesh shtepi ne qender do te thote te paguash parking 500leke dita nen skenderbeun sepse nuk ke asnje alternative tjeter. Mjere ata qe jetojne aty dhe lum ata qe nuk ja kane nevojen kryeqytetit.

    Përgjigju
  • Fajtori: 03/02/2023 08:12

    Fck you Lali. E shktërruat Tr. E keni bere te pa banueshmem Asnjë votë për ty! Skemi ujë, skemi trotuare, skemi shkolla, skemi gjelbërim skemi parkim, ska sheshe lojrash për fëmijë. Po rrisim fëmijë të brishtë pa dritën e diellit. Ja kjo është Tirana jote!

    Përgjigju
  • Lok: 03/02/2023 08:02

    Berisha kioska beri,po betonin e kti hales nuk ka shamc ta heqim me

    Përgjigju
  • Iris: 03/02/2023 02:19

    Ti dhe Berisha e shkaterruat Tiranen.Kot del tani e justifikohesh.Tirana qe duket si eshte katandisur nuk ka nevoje per kallauz.

    Përgjigju
    • Lali: 03/02/2023 12:02

      Veliaj dhe Rama o shoqja Iris. Në 32 vjet të pluralizmit, 24 vjet ka qeverisur e majta dhe 8 vjet e djathta. Betonizimi ka filluar pas mandatit të Brojkës. Apo dihet që fajin e ka Saliu????????????????????

  • Eh mër lal…: 02/02/2023 23:59

    “Bravo” Veliaj ne qe kemi le ne Tirane dhe e njohim ate me mire,po stresohemi cdo dite se po na mbyt betoni dhe hapesirat po zvoglohen ( brenda unazes vogel ekzistuese fla “te vogel”) aq sa kjo rritje e dendesise shkakton vetem trafik,kaos e rrumpalle ne jeten e perditshme te qytetareve. Ti na permend edhe qytete te medha europiane qe kane trafik,duke justifikuar “kasaphanen” urbane,por harron te thuash se ato kane dhe metrò,kane dhe tranvaj,zoti kryetar. Vetem po te llogarisje Tiranen e deri vitit 2000,ku pallatet ekzistuese dhe ato qe u nderuan deri ne kete vit qe nuk kane garazhde,apo hapesira parkimi,nuk do te “zaptoje” cdo hapesire brenda pallatesh per te ndertuar te tjera. Me e keqja eshte se edhe pse keshtu,ti ke u ke marre qytetareve edhe rrugen duke e kthyer ne korsi bicikletash,ku bicikleta nuk funksionon se prishet “zinxhir”,se biciklistit i duhet perseri te dale ne rruge makine ku nuk ka siguri. Te pakten te kishe bere vetem korsi autubuzi urban,shkollash dhe per ambulancat. Keshtuqe zotri edhe sikur te besh jo nje unaze por 10 unaza te tjera,ti nuk arrin t’a cfrysh Tiranen nga trafiku,sepse kur dendesia e Tiranes ka arritur ne nje pike qe s’mban më dhe kur jane gjithe institucionet,hotelet dhe baret,stadiumet e te gjithe kategorite e tjera te zbatitjeve brenda ketij rrethi te ngushte,(unazes vjeter),atehere do te kete gjithmone hyrje dhe dalje me te shumta,pra dhe trafik me te madh. Ne lagjen qe jam,dilja me makine me pare nga shume drejtime,ndersa tani kam vetem nje dalje dhe vetem nje hyrje ,qe te zen frika sa here hyn e del me makine se ka trafik. Dhe llogarite ,qe kur kam pune brenda Tiranes i bej te gjitha ne kembe. Cfardo qe te flasesh z.kryetar,ju te gjithe e keni prishe Tiranen dhe ajo vazhdon te tkurret aq shume .sa jeta ne te eshte bere e veshtire dhe e padurueshme. Te vetmit qe ndoshta mund t’a pelqejne ,jane ata qe nuk kane pa qytet me sy,jo më Tiranen ,se ciles po i zihet fryma dhe eshte ne “agoni” nga babezia e ndertimit pa kriter ,duke shemtuar urbanistiken e nje qyteti qe te pakten e kishte nje fizionomi,se kishte hapesire per njerzit qe jetonin ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?