Shpërthimi i virozave të stinës ka bërë që çdo ditë dhjetëra prindër të kërkojnë ndihmë shëndetësore në Pediatrinë e Vlorës. Mjekia Rina Llanaj thotë se më të prekurit janë të vegjlit, nga një deri në tre vjeç, ndërsa problemet më të sheshta kanë të bëjnë me rrugët respiratore.
“Situata në pavijonin tonë nga 15 ditshi i dytë i nëntorit e fillimi i dhjetorit, ka shtuar numrin e vizitave. Lidhet me lagështinë e ambientit, ndryshimin e temperaturave. Ne bëjmë vizita gjatë 24 orëve, 50-60-70 fëmijë. Shtrojmë vetëm fëmijët që kanë probleme. Mund të shtrojmë deri në 10 fëmijë. Moshat më të prekura janë moshat parashkollore, deri në 3 vjeç. Më tepër fëmijët që janë në kopshte, çerdhe sepse kontakti është më i madh.- tha mjekja.
Mjekjapediatre u bën thirrje prindërve që të mos i neglizhojnë simptomat dhe shqetësimet që manifestojnë fëmijët, por të paraqiten menjëherë në urgjencë.