Flutura kineze bën ‘kërdinë’! Thahet masivi me shkurre të llojit bush në Parkun e Llogarasë

30 Shtator, 16:51| Përditesimi: 30 Shtator, 17:00

  • Share

Masivi me shkurren e bushit në Parkun Kombëtar të Llogarasë është tharë, pasi është prekur nga një insekt i rrezikshëm. Dëmet janë të mëdha siç shihet në pamjet që sjell Report tv.

Specialisti i pyjeve, Pandi Qesargjoni thotë se bushi është infektuar prej tre vitesh nga flutura kineze apo siç njihet në latinisht ‘cydalima perspectalis’ dhe tashmë rrezikon të përhapet dhe në pishat e larta të Llogarasë.

“Bushi është shkurre, pra dru i shkurtër që shkon deri në 3-4 metra. Sic e shihni është dëmtuar shumë nga një lloj fluture që përlan çdo ekzemlar. Ka lëshuar vezë kudo dhe do vazhdojë të shkatërrojë, te thajë drurët”, tha Pandi Qesargjoni, specialist i pyjeve.

Qesargjoni shprehet se është emergjente monitorimi i Parkut Kombëtar të Llogarasë si nga Drejtoria e Pyjeve pranë Bashkisë së Vlorës ashtu dhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura. Ai thotë se për të shpëtuar drurët nga tharja totale duhet të nisë sa më shpejt spërkatja me kimikate.

“Spërkatjet duhet të ishin bërë në fillim me pompa, tani duhen avionë për t’i ardhur rrotull Llogarasë se është përhapur shumë”, shton ai.

Bushi rritet në masivet pyjore në mbarë vendin, në lartësinë 1200 metra mbi nivelin e detit. Për vetitë e tij të larta, druri i bushit përdoret në industri për të përgatitur objekte speciale siç janë veglat muzikore. Gjithashtu lëvorja dhe gjethja përdoren në mjekësinë popullore, si çajra për uljen e tensionit, reumatizmën e sëmundje të tjera.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 02/10/2024 19:01

    ka ilace per kete pune por parate vidhen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?