‘Fluturimi ynë i parë në aeroportin e Kukësit’, Kreu i ‘WizzAir’: Moment i veçantë! Shqiptarët përfitojnë kosto të ulëta dhe turistë të rinj

4 Shkurt 2022, 10:33| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:12

  • Share

I pranishëm në fluturimin e parë të “WizzAir” në Aeoportin e Kukësit ishte edhe kreu i kompanisë, József Váradi, i cili e cilësoi këtë moment si tepër të veçantë. Gjatë fjalës së tij ai tha se përmes “WizzAir” shqiptarët jo vetëm që do të përfitojnë fluturime me kosto shumë të ulët, por edhe shumë turistë nga jashtë vendit.

"Ky është një momente i veçantë. Së pari ky është fluturimi parë i “WizzAirit” në aeroportin e Kukësit. Së dyti, ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot për të lidhur aeroportin e Kukësit me pika të tjera të ‘WizzAirit”.. Kemi hyrë në tregun shqiptare 18 muajit e fundit, aktualisht kemi 6 avionë të bazuar në Tiranë. Po të doni të udhëtoni nga Shqipëria në Europë tre vjet më parë do të duhej të paguanit 300-400 dollarë, tani mund ta bëni vetëm me 20 euro dhe të udhëtoni për në Europë.  Tirana është një prej bazave të reja që kemi. I kemi kursyer Shqipërisë 129 milionë euro, sepse nuk u kemi zhvatur para si kompanitë e tjera ajrore.  Uroj që ky të jetë vetëm fillimi. Të përfshimë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Duam të jemi vërtet një kompani që zhvillon vendin dhe e kuptojmë që duhet dhe mund të ndihmojmë jo vetëm që të përfitojnë shqiptarët nga kostoja e ulët, por edhe të sjellin turistë të rijnë. Duhet të dini që kjo është diçka që  është zhvilluar gjatë 18 muajve.", u shpreh ai.

 


Lajmi kryesor:

‘Wizz Air’ nis nga maji fluturimet nga Aeroporti i Kukësit! Rama, Balluku e Spiropali sot në udhëtimin përurues: Heqim taksën e kufirit, ulim çmimet (VIDEO)


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?