Në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED- Flatrat e Veriut”, në Kukës u ul sot avioni i parë i kompanisë WizzAir për të nisur në maj operimin e pandërprerë me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, 2 drejt Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Siç e nënvizioi në fjalën e saj edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, Aeroporti i Kukësit tashmë është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s që do të thotë se plotëson të gjitha standardet e sigurisë teknike dhe të gjitha kërkesat e sigurisë të vendosura nga BE dhe NATO gjithashtu.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Rama, u shpreh se do të jetë shumë e afërt dita, brenda këtij mandati të kësaj qeverie, që Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë një pikë referimi për jo vetëm banorët e verilindjes së Shqipërisë apo të Kosovës apo të pjesës së sipërme të Maqedonisë së veriut, por edhe për më tepër se kaq, pasi oferta e Kukësit do të jetë një ofertë shumë konkurruese dhe një ofertë fituese për të gjithë, për komunitetin, për ekonominë kombëtare.
Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali.
"Brenda këtij mandati qeverisës Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë jo vetëm pikë referimi për verilindjen e vendit, banorët e Kosovës dhe rajonit, por edhe më tej. Pas Wizz Air do të vijnë edhe të tjerë me siguri", tha Kryeministri.
Rama bëri me dije se linjat e fluturimeve do të shtohen dhe se do të ketë ulje të çmimeve për shkak të strategjisë që do të ndiqet.
Kreu i Wizz air József Váradi, bëri me dije se kompania po rekruton staff nga Shqipëria duke hapur shumë vende punë ndërsa theksoi se i ka kursyer shuma marramëndëse xhepave të udhëtarëve.
WizzAir është një kompani ajrore e ngritur në 2014, sipas modelit të biznesit me kosto të ulët, e cila ka punësuar aktualisht 200 të rinj shqiptarë me perspektivën për ta rritur në 500 numrin e punësuarve.
Kompania WizzAir ka nisur sot fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED- Flatrat e Veriut”, në Kukës me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, 2 qytete në Gjermani dhe Zvicër, fillimisht nga dy herë në javë. Bileta 19 euro e avionit duket se nuk ka bindur qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë komentuar kryeministrit në facebook. Kjo nuk është kaluar nga Rama, i cili ka bërë edhe baste publike me qytetarët duke u thënë se nëse e blejnë biletën më shumë se 19 euro, atëherë do ua paguaj ai biletën, në të kundërt do të duhet të kërkojnë falje publike.
"Mirë dakord, futu në faqen e WizzAir, merre një biletë për ku të duash dhe po qe se është 20 euro e lartë unë do të ta marr me dyfishin e çmimit që do paguash, përndryshe ti do ta publikosh këtu me një kërkesë ndjese dhe pastaj falja ndonjë miku nga Kukësi a nga Kosova, se nuk të takon ta përdorësh. Ta mban?" shkruan Rama.
Kreu i ‘WizzAir” József Váradi, mori një dhuratë të veçantë nga kryeministri Edi Rama, e cila duket se i pëlqen shumë.
“Shikoni kollaren time, ma dha kryeministri, jam shumë krenar. Është kollarja më e mirë që kam pasur, faleminderit.”, tha ai duke treguar kollaren.
Kryeministri Edi Rama, deklaroi nga Aeroporti i Kukësit, se nga sot kompania WizzAir është e vendosur në Kukës dhe fillon prenotimet për katër destinacionet e para nga dy herë në javë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Rama tha se ka diskutuar me drejtorin e kompanisë edhe për udhëtime drejt Londrës ndërsa kreu i qeverisë theksoi se në këtë aeroport do hapen vende pune dhe i bëri thirrje të rinjve të aplikojnë.
"Nga maji do jenë destinacione të vijueshme, jo vetëm për sezonin. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionit tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Nuk i ndahem Kukësit dhe ditës kur kur 'the London boys' të kenë fluturime nga Kukësi në Londër, me tarifa simbolike. Udhëtimet me katër destinacione drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës kanë kosto 19 euro. Aeroporti i Tiranës, nga një aeroport jo konkurues, u bë shumë konkurues. Me lëvizjen tjetër të radhës, për heqjen e taksës së kufirit nga aeroportet do ketë një tjetër ulje të çmimeve të qytetarëve. Do hapen vendet e punës që të rinjtë të punësohen në këto kompani."-tha Rama.
I pranishëm në fluturimin e parë të “WizzAir” në Aeoportin e Kukësit ishte edhe kreu i kompanisë, József Váradi, i cili e cilësoi këtë moment si tepër të veçantë. Gjatë fjalës së tij ai tha se përmes “WizzAir” shqiptarët jo vetëm që do të përfitojnë fluturime me kosto shumë të ulët, por edhe shumë turistë nga jashtë vendit.
"Ky është një momente i veçantë. Së pari ky është fluturimi parë i “WizzAirit” në aeroportin e Kukësit. Së dyti, ne do të bëjmë disa njoftime të rëndësishme sot për të lidhur aeroportin e Kukësit me pika të tjera të ‘WizzAirit”.. Kemi hyrë në tregun shqiptare 18 muajit e fundit, aktualisht kemi 6 avionë të bazuar në Tiranë. Po të doni të udhëtoni nga Shqipëria në Europë tre vjet më parë do të duhej të paguanit 300-400 dollarë, tani mund ta bëni vetëm me 20 euro dhe të udhëtoni për në Europë. Tirana është një prej bazave të reja që kemi. I kemi kursyer Shqipërisë 129 milionë euro, sepse nuk u kemi zhvatur para si kompanitë e tjera ajrore. Uroj që ky të jetë vetëm fillimi. Të përfshimë edhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Duam të jemi vërtet një kompani që zhvillon vendin dhe e kuptojmë që duhet dhe mund të ndihmojmë jo vetëm që të përfitojnë shqiptarët nga kostoja e ulët, por edhe të sjellin turistë të rijnë. Duhet të dini që kjo është diçka që është zhvilluar gjatë 18 muajve.", u shpreh ai.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri m dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin 'Flatrat e Veriut'. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.
"Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike", tha Balluku.
po te hysh sot tek aplikacioni i wizz vetem vienna fillon nga 19,99 vajtje(me cante shpine vetem) te tjerat jane 59,99 vetem vajtje ,rama sja ka idene se smerret ndonjehere vete me biletat e me kostot shtese te bagazheve kur duhen.
PërgjigjuBileta Berlin Kukës vetëm vajtje pa çanata 120€, Berlin Londër vajtje ardhje 30€, Shqipëri prit se po vij!
PërgjigjuAshtu asht ja fusin rren sa e Kan kryt .unë një trolley 50x20x 25 cm.me 2 kg tesha vetëm se kishte rrotat e vogla e kam pagu 50 euro.legena e të degjeneruar.
PërgjigjuJu mire e keni zoti Rama per 19€ bileta dhe e besoj qe eshte aq POR JANE DETAJET E BILETES QE NUK TE LENE TE UDHETOSH ME 19€ QE JU BESOJ SE NUK I DINI SE ESHTE KOMPANIA QE I SPECIFIKON DHE CUDITERISHT DETAJET DALIN MBAS DISA MUAJSH DHE JO NE MUAJT E PARE TE AKTIVITETIT ,MEGJITHATE KENI TE DREJTE PER FILLIMIN POR JO PER VAZHDIMIN ..........
Përgjigjuvendi ka rene ne dore te Elises vaj vaj djemo ......
Përgjigjuvendi ka rene ne dore te Elises vaj vaj djemo
Përgjigjuper flatra eshte elisa me nder....
PërgjigjuPer te hequr mendjen e njerzve nga cmimi Hidrokarbureve dhe Shpopullimi ben Show ne Kukes, aty ku kan ngel vetem 100 Pleq e 20 te rinj (me ekspuls) Komedian Rama
PërgjigjuKm skicofren ka ky vend i mjerë ….
Përgjigju