Rama nga aeroporti i Kukësit: Udhëtimet drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës me kosto 19 euro! Do heqim taksën e kufirit! S'do t'i ndahem derisa çunat e Londrës të vijnë drejt e këtu

4 Shkurt 2022, 10:35| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, deklaroi nga Aeroporti i Kukësit, se nga sot kompania WizzAir është e vendosur në Kukës dhe fillon prenotimet për katër destinacionet e para nga dy herë në javë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Rama tha se ka diskutuar me drejtorin e kompanisë edhe për udhëtime drejt Londrës ndërsa kreu i qeverisë theksoi se në këtë aeroport do hapen vende pune dhe i bëri thirrje të rinjve të aplikojnë.

"Nga maji do jenë destinacione të vijueshme, jo vetëm për sezonin. Me drejtorin e kompanisë kemi diskutuar edhe për destinacionit tjetër të rëndësishëm, që është Anglia. Nuk i ndahem Kukësit dhe ditës kur kur 'the London boys' të kenë fluturime nga Kukësi në Londër, me tarifa simbolike. Udhëtimet me katër destinacione drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës kanë kosto 19 euro. Aeroporti i Tiranës, nga një aeroport jo konkurues, u bë shumë konkurues. Me lëvizjen tjetër të radhës, për heqjen e taksës së kufirit nga aeroportet do ketë një tjetër ulje të çmimeve të qytetarëve. Do hapen vendet e punës që të rinjtë të punësohen në këto kompani."-tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Wizz Air’ nis nga maji fluturimet nga Aeroporti i Kukësit! Rama, Balluku e Spiropali sot në udhëtimin përurues: Heqim taksën e kufirit, ulim çmimet (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?