FNSH dhe RENEA 'blindojnë' Vlorën, kontrolle për persona të shpallur në kërkim! Kapet një 20 vjeçar, iu gjet pistoletë në makinë

11 Janar, 20:31| Përditesimi: 12 Janar, 00:15

  • Share

Vlorë- Qyteti bregdetar është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA mbrëmjen e sotme (11 janar).

Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. 

Report Tv mëson se një 20 vjeçar, i identifikuar si A.B u arrestua pasi gjatë kontrollit në makinën e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje. 

Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje (7 janar) ku u ekzekutua me snajper 23-vjecari Gëzim Sinomati.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Duhet te jet: 11/01/2024 21:16

    Duhet te jet i vetmi shtet (ose nje nga te paktet ndoshta ne afrik ka) qe thihet ndalohen makinat lluksoze edhe pranohet si fakt i kryer qe esht ok esht e pranueshme sikur po bleve makin te shtrenjt e pranon qe do kontrolloesh nje her ne ca koh na policia. Nuk ndodh ne asnje vend tjeter, mund te bejn posoblloqe ne itali po se thot shteti qe "po kontrollohen makina lluksoze" e bejn te ngjaj si kontrolle te rastesishme pa kriter. E njejta gje kur te filmojn ne takin me avokatin edhe thon "ska gje se ne si perdorim dot ato qe degjojm". Ta thon troc qe po shkelin ligjin edhe pranohet pa asnje problem. Jashteti po te kapet kamer/mikrofon te dhoma ku takon avokatin dikush humbet punen/vete ne burg se kan shkel ligjin, ketu si vend i mbaruar ta thon troc kur jan duke ta futur e duke te shkel me kemb edhe pranohet sikur jemi ne zimbabwe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?