Politikë

'Do jemi partnerë të SHBA-ve'/ Xhelal Mziu mungon në 'Foltoren' e Berishës në Kamëz! Ish-kryeministri: Demokratët nuk shantazhohen me viza

2 Nëntor 2021, 17:24| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 22:38

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot zhvilloi ‘Foltoren’ e radhës me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit. Ajo çka u vu re, është mungesa e Xhelal Mziut, ish-kryebashkiakut të Kamzës. Kujtojmë se Xhelal Mziu drejtoi Kamzën për 3 mandate, deri në vitin 2019, kur Basha urdhëroi bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Berisha në fjalën e tij tha se 'Foltorja' është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit.

“'Foltorja' është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit, kurse ju, demokratët e Kamzës dhe mbarë Shqipërisë, jeni misionarët e saj, të sigurt në fitoren e ardhshme të PD. Kauza jonë, ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze e cila është kauza themelore e lirisë, kauza e lirisë, e qytetarit që do të jetojë më nder dhe dinjitet.”-theksoi Berisha.

Sakaq, ish-kreu i qeverisë tha se misioni i qytetarëve është i madh, sa i përket rikthimit të Partisë Demokratike në vlerat e partisë konservatore, në vlerat e saj.

Ish-kryeministri Berisha tha se Shqipëria do të jetë partnere e SHBA-ve, ndërsa shtoi se nuk mund t'i blejë demokratët me viza si Kolombi, indianët me pasqyra.

Berisha la të nënkuptohej se ky mesazh ishte për ambasadoren Yuri Kim, me të cilën replikonte shpesh pasi u shpall non grata nga DASH. Kujtojmë se Kim i kërkoi Bashës që ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sali Berisha nuk la pa sulmuar edhe Zoran Zaev, për të cilin tha se është aventurier të cilit populli ia preu biletën. Më tej, ai theksoi se Zaev e shndërroi Maqedoninë në një mollë sherri.

Kujtojmë se lëvizja e Berishës e quajtur 'Foltore', sipas tij ka për qëllim kthimin e sovranitetit të PD, dhe shndërrimin e saj në një opozitë konkurruese, që të kthehet sa më shpejt në pushtet. Ish-kryeministri ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është i blerë nga Rama, dhe se të dy bashkë po bëjnë pazare.

Ora 19:58
'Do jemi partnerë të SHBA-ve!'/ Berisha nga 'Foltorja' në Kamëz sulmon Zaev: Aventurierit iu pre bileta, shndërroi Maqedoninë në mollë sherri

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ në Kamëz, se Shqipëria do të qëndrojë partnere e denjë e SHBA-së, por askush nuk mund të blejë demokratët me viza si Kolombi, indianët me pasqyra.

Berisha la të nënkuptohej se ky mesazh ishte për ambasadoren Yuri Kim, me të cilën replikonte shpesh pasi u shpall non grata nga DASH. Kujtojmë se Kim i kërkoi Bashës që ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Më tej, Berisha tha se foltorja është kthyer në shpresë për shqiptarët.

“Foltorja jonë është kthyer në burim shprese për qytetarët. Një qytetar nga Gjirokastra, minoritar më shkruan një mesazh. “Z.Berisha këtyre që na vendosin etiketa, thuaji këtyre se ne që mblidhemi në “Foltore” jetojmë me djersën e ballit tonë.

Ndaj edhe ne Partinë Demokratike që Edi Rama e ktheu në një shtojcë të partisë së tij do ta ngremë më fuqishëm se kurrë. Dhe do ju themi kujtdo në botë se sovranitetin e kësaj partie nuk mund ta prekë kush.

Nuk mundet kush kurrë kësaj partie t’i diktojë se kush do jetë kryetari i saj përveç votës tuaj. Nuk mund kush kurrë të imagjinojë të blejë dhe shesë me viza si Kolombi me pasqyra indianët demokratët e Shqipërisë.

Kurrë nuk do të ndodhë ajo. Ne do qëndrojmë si partnerë të denjë, miq të vërtetë të SHBA-ve dhe BE-së, do të qëndrojmë besnikë të vokacionit perëndimor të kombit tonë. Ne jemi historia e Shqipërisë së lirë. Askush nuk ka të drejtë të jetë më krenar se ne” tha ai

Berisha nuk la pa sulmuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ai tha se populli ia preu biletën.

“Maqedonia ia preu biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shndërroi Maqedoninë në “mollë sherri” mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky vrapoi drejt Beogradit njëlloj sikur të ishte i biri i Pashiçit.

Zhvillimi i madh pozitiv në Maqedoninë e Veriut ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros Ballkani i Hapur aty dhe “vdiq” 2 ditë më parë nga vota e qytetarëve të Maqedonisë”-tha Berisha.

Ora 18:37
Gruaja për rikthimin e Berishës në 'Foltore': Prej 2 vitesh je në ëndrrat e mia

 

Një prej demokratëve i ka thënë ish-kryeministrit Sali Berisha se prej 2 vitesh ka ëndërruar rikthimin e tij në PD, e teksa tha se ishte e gatshme që të bëjë protesta.

"Prej dy vitesh je në endrrat e mia që do i rikthehet PD, shpreh vendosmërinë time që të shkojmë drejt një fitoreje të PD për shumë pak ditë, s'do kesh vetëm burra në mbështetje, por vajza, gra, me familjet e tyre, unë jam e gatshme që të protestojmë jo me protesta kafesh, duke fjetur në asfalt derisa  të rrëzojmë regjimin e Ed Ramës, më mirë fle 100 ditë në asfalt se shlyej borxhet e Edi Ramës", tha gruaja.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rexhep DELIRANT SUMA Bule Leka [ kepiv]: 03/11/2021 08:08

    O salhe ti jo vetëm që je hajdut e kriminel po ti qënke dhe IDJOT. Amerika ta ka prer biletën ty mor malok psikopat hajdut kriminel. Ti kujton se Amerika është si ata kok pa larët e tu që të ndjekin nga mbrapa për të digjuar prallat bajate që ti tregon. Mos u mërzit se ditët në liri të tuat jan në mbarim. Ty Reçi po të pret duar hapur aty do i përfundosh ditët që të kan mbetur o MONSTËR . RROFT AMERIKA

    Përgjigju
  • Iris: 03/11/2021 02:24

    Z.Berisha,amerikanet te nxorren me shqelma nga dera,juve doni t'ju futeni me zor nga dritarja.Valle a e ke menduar ndonjehere se cfare <<nderi>> te eshte blatuar /i padeshirueshem/?? Nje nder te tille, amerikanet nuk ia dhane as Enver Hoxhes,qe s'linte gjiriz e vrime pa i trazuar,e s'linte rast pa i anatemuar e pa bere propagande kunder tyre.Duhet te kesh punuar shume qe t'a meritosh nje <<nder >> te tille.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?