Predha të Luftës së dytë botërore, pistoleta dhe armë të tjerë nxirren nga fundi i Detit Jon. 310 municione historike, janë nxjerrë në gjirin e Vlorës gjatë një aksioni nga forcat detare shqiptare dhe Marina franceze.
Ky aktivitet ka kontribuar në ‘pastrimin’ e gjirit të Vlorës, një vend turistik mjaft i frekuentuar, siguria e të cilit është përmirësuar në këtë mënyrë. Gjiri i Vlorës është 19 km i gjatë dhe 16 km i gjerë duke filluar nga Kepi i Triportit dhe duke përfundon tek Kepi i Gjuhëzës, midis të cilëve gjendet ishulli i Sazanit.
Lajmin e bën me dije ambasada franceze në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale. Nga 1 deri në 4 korrik për kërkimin e municioneve të pashpërhtyera nga zhytësit me mjete të specializuara detektimi, ndërsa Pluton është anija e dytë franceze që është thirrur në Shqipëri këtë vit. Baza e Zhytësve Pluto ka qëndruar për tre ditë me radhë në Portin e Vlorës.
“Në bashkëpunim me forcave detare shqiptare të komanduara nga kapiteni Sabri Gjinollari, një ish-student i Shkollës së Luftës në Paris u kryen shumë aktivitete si: ushtrim manovrimi dhe lundrimi me anijen patrulluese Oriku; ekspertiza e një rrënoje të bazuar që pengon në bazën detare Pashaliman; kërkimi i armëve të pashpërthyera nga zhytësit dhe mjetet e specializuara teknike (AUV).
Ky aktivitet i fundit bëri të mundur në veçanti zbulimin dhe nxjerrjen e 310 municioneve historike të kalibrave të ndryshëm, duke kontribuar në shpërbërjen e gjirit të Vlorës, një vend i rëndësishëm turistik, siguria e të cilit është përmirësuar në këtë mënyrë”.
Ekspertizië e disa pengesave për skelat e bazës së Pashalimanit ishin një tjetër proces i kryer nga marina franceze dhe flota detare shqitpare. Ky bashkëpunim, thotë ambasada, bën të mundur parashikimin e ndjekjes së aktiviteteve me interes të përbashkët në dalesat e rradhës të Marinës franceze në Shqipëri.
Bravo te vazhdoje kjo pune e mire per pastrimin e bregdetin nga munition et dhe mbeturinat....
Përgjigju