Kronikë

Aksioni i anijes Oriku! Rama: Që prej vitit 2016 janë shpëtuar 2 mijë jetë (VIDEO)

5 Shtator 2019, 09:14| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 13:12

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur aksionin e anijes shqiptare Oriku në detin Egje e cila shpëtoi 140 emigrantë brenda tre ditëve. Përmes një postim në Facebook Rama shkruan se nga viti 2016 kur Shqipëria është bërë pjesë e NATO-s, forcat tona detare kanë shpëtuar mbi 2 mijë persona të cilët kanë rrezikuar jetën.

"Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë 

Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare", shkruan Rama krah videos.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?